Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Meta i prërë për Kryemadhin, më 27 prill e përcjell për në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akuzat, largimi dhe qendrimi i Ilir Metës ndaj bashkëshortes Monika Kryemadhi janë vendosur gjithmon në pikëpyetje nëse është lojë apo ka një gjë të vërtetë. Por kryetarii Partisë së Lirisë Ilir Meta është kujdesur mos ta quaj lojë këtë qëndrim ndaj bashkëshortes së tij e cila e ka ndjekur për më shumë se 20 vite në karrierën politike. Pra, sipas Metës kjo nuk është lojë madje shkon më tej duke thënë se më 27 Monika Kryemadhi largohet nga partia, duke e nxjerrë në “pension të parakohshëm”. Duke hequr mundësinë e një loje ai bëri lojra fjalësh duke thënë se “loja është e hapur”. “Ju niseni nga filmi “Operacioni i Zjarrit”, apo keni ndonjë të dhënë nga grupi i zjarrit? Në të gjithë këto ndryshime që po bën PL, nga ana e Ilir Metës dhe PL nuk ka asnjë lojë. Ose loja është e hapur në kuptimin që ne kemi një program të qartë, unë Ilir Meta, aktualisht kryetar i PL, kandidat për president i PL nëse bëhen ndryshimet statutore. Kam një program të qartë me 5 prioritete për 4 milion shqiptare. Kam një ekip shumë të qartë. Në planin financiar, kam një ekspertët më të mirë të financave siç është Petraq Milo. Kemi ekspertët më të mirë politikën e jashtme, që nga ambasadori si Agim Nesho. Kemi njerëz me një eksperiencë të lëvdueshme qeverisëse, siç është Haxhinasto. Kemi figura të reja që rriten çdo ditë, siç është kandidatja për zv.presidente siç është, Erisa Xhixho.”, u shpreh Meta.

 

Reagimi për Dumanin

Në çdo dalje publike, Ilir Meta është i papërmbajtshëm ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani. Kur u pyet për faktin se mos ndoshta ashpërsimi i toneve ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, vjen pasi ai ka dijeni se do të arrestohet, Meta tha se Dumani është duke kapur disa laraska për të ndërtuar akuza ndaj tij, por ka shtuar se Meta është burrë dhe nuk i llogarit buburrecat. “Nuk kam asnjë shqetësim për atë problemin që ngritën ju, sepse me kollaj mund të ndodhi e kundërta. Është e qartë që nëse ai është Dumani, padyshim që janë po aq të vërteta informacionet se ky njeri duke kapur disa laraska shpreson që të ndërtojë akuza ndaj Ilir Metës. Ilir Meta është burrë dhe nuk i llogarit buburrecat, aq më tepër çimkat. Kam qenë dhe jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë e mia në të kaluarën, por jam akoma më i vetëdijshëm për rolin që kam unë sot dhe që PL ka për 20 vitet në vijim. Rrethimi i vogël ndaj Metës ka përfunduar, rrethimi i madh ndaj Rilindjes sapo ka nisur. Shpresat për asgjësimin e pluralizmit përmes izolimit të Berishës dhe përmes rrethimit të vogël të Metës janë të mbaruara”, tha Meta.

Lexo edhe :  Mbaruan pushimet për politikën! Nesër Rama mbledh qeverinë, të hënën nis Kuvendi

 

Reagime për ambsadorët

Ish presidenti është pyetur gjithashtu edhe nëse kanë ndikuar deklaratat e ambasadave në qëndrimet e tij ndaj SPAK dhe kreut të tij, Altin Dumanit. Ai tha se qëndrimet e tij ndikohen vetëm nga bindjet e tij dhe nga e  vërteta, duke shtuar se ai tërhiqet dhe kërkon ndjesë vetëm deklaratat e bërë nuk janë të Dumanit, por të ndonjë sozie të tij. “Në qëndrimet e mia ndikojnë vetëm bindjet e mua dhe e vërteta. Unë juve ju paraqita një deklaratë të Dumanit, në shqip dhe në anglisht. Nëse nuk është Dumani, por sozia e tij, sepse tani në këtë kohë të operacioneve plastike apo inteligjencës artificiale, atëherë unë kërkoj ndjesë. Jam i bindur që ndërkombëtarët që kanë bërë deklarata, mund të kenë mundësinë t’i shikojnë se çfarë ka thënë Dumani. Nëse në vendet e tyre, Prokuroria është mbi Gjykatat, në mund të themi që na vjen keq për vendet tuaja. Ata bëjnë mirë, që nëse iu është kërkuar ndihmë nga buburrecat e Edi Ramës, apo kryebuburreci në drejtësi, kjo nuk na habit se deklarata të tilla kanë bërë dhe disa miq të McGonigal që merrnin lekë dhe puse nate nga Rama. Nëse është Dumani si heq asnjë presje. Nëse është sozia që mund ta ketë bërë Berisha, me qëllim për të diskretituar SPAK, është gjë tjetër”, deklaroi Meta.

Të fundit

Krizë tek Milani, “kuqezinjtë” ndalen në barazim edhe ndaj Lazios

Milani është ndalur në barazim me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në...

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja...

Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit...

Angelina Jolie s’pranon të flasë për divorcin me Brad Pitt

Angelina Jolie ka refuzuar me mirësjellje të përgjigjet në një pyetje mbi divorcin e saj me aktorin Brad Pitt në një intervistë të re...

Tani është zyrtare, Jadon Sancho është lojtari i ri i Chelsea

Chelsea ka njoftuar transferimin e Jadon Sanchos në formë huazimi nga Manchester United, 21 orë pas mbylljes së afatit kalimtar veror. Anglezi u transferua te...

Lajme të tjera

Web TV