Ngjela zbulon detajet e bujshme: Ja pse Amerikës i intereson të mbrojë trevat shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në një emision televiziv është shprehur se 4 analistët më të mëdhenj të Britanisë janë shprehur se Lufta e Tretë Botërore do shpallej për Kosovën, por u ndalua nga Clinton.

Ngjela tha se Kosova është nën ‘ombrellën’ e SHBA-së, sepse Amerikës i intereson bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Rusisë.

“Janë dy politika që janë përballë njëra tjetrës. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç. Të dy kanë në lojë pushtetin e tyre. Këtu përplasen dy lloje interesash, interesi i Kosovës shqiptare që ka marrë pavarësinë dhe po vazhdojnë njohjet. Kemi dhe ngarkesën e politikës së Beogradit dhe presidentit të saj, e cila në fakt është politika e pushtuesit. Vuçiç me Kurtin, pushtuesi me të pushtuarin. I pushtuari është i pavarur dhe ai nuk e pranon se i bie pushteti.

Ish Jugosllavia dhe Serbia tmerrin e kishin te Kosova, 4 analistët më të mëdhenj anglez të viteve 70’ kanë thënë lufta e tretë Botërore shpallet për Kosovën. Po ta shikosh me vëmendjen ishte brilanca e Bill Clinton që nuk u bë luftë botërore. Shkuan në Këshillin e Sigurimit dhe absetnuan Rusia dhe Kina. Ishte politika e madhe e Clinton, figura më e madhe që ka ndihmuar Shqipërinë. Kosova është shtet shqiptar i pavarur, nën ombrellën e shtetit amerikan. Amerika e mbështet Kosovën se i duhej bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Rusisë”./e.t

Të fundit

Sassuolo triumfon minimalisht ndaj Interit, shkëlqejnë Asllani dhe Kumbulla

Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla më të vlerësuarit në ndeshjen mes Sassuolos dhe Interit, e fituar 1-0 nga skuadra...

Eurodeputeti gjerman rrihet brutalisht teksa vendoste postera elektoralë në Dresden

Një sulmi rëndë ka ndodhur mbrëmë teksa deputeti gjerman Matthias Ecke është plagosur rëndë nga disa sulmues të paidentifikuar teksa vendoste postera elektoralë në...

“Ilir Meta është i vërtetë apo bën lojë?”/ Përgjigjia epike e kryedemokratit Lulzim Basha

I ftuar në podkastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u pyet për sjelljen e Ilir Metes, për...

“Autorët qëlluan 3 herë nga makina”/ Vritet në një atentat mafioz 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin grek, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik. Autorët e atentatit,...

Rusia fut presidentin Zelensky në listën e personave në kërkim, reagon Ukraina

Rusia ka hapur një çështje penale kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka futur atë në listën e persona në kërkim, njoftoi të...

Lajme të tjera

Web TV