Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së pari, ç’është “sindroma e motrës së madhe”?

Duhet theksuar se nuk është një sindromë e konfirmuar psikologjikisht dhe përkon me një rol familjar, shpesh të pavetëdijshëm që shumë vajza të reja trashëgojnë si “fëmija më i madh”, në të cilin e gjejnë veten duke bërë më shumë punë shtëpi, duke u kujdesur emocionalisht dhe fizikisht për motrat dhe vëllezërit më të vegjël, si dhe hasen me më shumë kërkesa dhe përgjegjësi nga ana e prindërve.

Simptomat:

Ndjesi intensive e të pasurit përgjegjësi familjare
Tendencë për të qenë njeri që mendon veç për të tjerët
Njëfarë pakënaqësie ndaj vëllezërve dhe motrave më të vegjël, por edhe ndaj prindërve

Po çfarë thonë studimet për rendin e lindjes?

Steriotipet janë të njohur për të gjithë: Fëmijët e parë janë të gjendur dhe ecin shumë përpara, të mesmit janë më socialë dhe rebelë, të vegjëlve nuk u prishet qejfi dhe janë manipulues.

Studimet kanë gjetur një lidhje mes rolit të një individi në renditjen familjare dhe mënyrën se si individi reagon, duke përfshirë dhe nivelin e inteligjencës dhe edukimin. Por shumica e studimeve janë më të fokusuar te fëmijët e parë, pasi ata kanë rezultuar më të përgjegjshëm dhe të pjekur sesa vëllezërit dhe motrat.

Ndërsa në analiza më të thella, kjo lidhje mes rendit të lindjes dhe personalitetit nuk është kaq e fortë. Një studim i bërë në 2015-ën, realizuar mbi 20 mijë persona në Gjermani, Britani e Madhe dhe SHBA, nuk gjeti lidhje mes rendit të lidhjes dhe karakteristikave të personalitetit, edhe pse u zbulua që fëmijët e parë kanë një avantazh të vogël në inteligjencë.

Studime të tjera janë bërë në po të njëjtën periudhë, por jo vetëm dhe rezultatet kanë qenë të paqarta, ndaj ka një debat të madh online pikërisht për këtë temë.

Lexo edhe :  Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Deri në këtë moment, kjo temë mbetet në listën e ideve të pastudiuara plotësisht dhe diskutimet do vazhdojnë akoma online, pasi ka shumë persona që e kundërshtojnë, akoma më tepër edhe që i dalin në krah./E.Ç

Të fundit

VIDEO/ Milan dhuron goleadë ndaj Cagliarit dhe e mbyll sezonin në mënyrë spektakolare

Pas më shumë se një muaji, Milani rikthehet të fitojë në kampionat dhe e bën këtë me goleadë ndaj...

“Monika më ka nxitur të merrem me palestër”/ Rrëfimi ndryshe i Ilir Metës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ndryshe në një emision televiziv, ka bërë një rrëfim ndryshe, përtej politikës. Meta ka folur...

“Vëllai yt punon në shtëpi bari”/ Plas debati mes Meritonit dhe Eglës

Spektakli i sotëm ka nisur me debatin e ashpër mes Julit, Meritonit dhe Eglës. Ndërkohë që janë zënë vazhdimisht jashtë javës, debati mes treshes...

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Tani në stinën e verës, përdorimi i shisheve plastike është tepër i lartë për shkak të nevojës për hidratim. Sa herë duhen rimbushur shishet plastike...

Hyn në fuqi “Strategjia Kombëtare për Migracionin 2024-2030”/ Ja çfarë parashikon drafti

Strategjia kombëtare për migracionin 2024 – 2030 dhe Plani i Veprimit botuar në Fletoren Zyrtare ka si qëllim menaxhimin e flukseve migratore, promovimin e...

Lajme të tjera

Web TV