Arrestohet senatorja amerikane Nicole Mitchell

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Senatorja amerikane e Minesotës, Nicole Mitchell 49-vjeçe nga Woodbury u arrestua me dyshimin për vjedhje, njoftooi policia në Detroit Lakes.

Blutë morën një telefonatë rreth orës 4:45 të mëngjesit të së hënës nga një pronar shtëpie që raportonte një “vjedhje” dhe policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi Mitchell.

Nuk dihet nëse Mitchell ka një avokat, por tashmë Senati është në pushim deri të martën për festën e Pashkës.

Arrestimi i saj vjen në një kohë të vështirë për demokratët e Senatit, të cilët kanë avantazhin e një senatori ndaj republikanëve dhe dorëheqja e saj mund të jetë problem në miratimin e legjislacionit nëse mungon mbështetja dypartiake.

Përpara se të zgjidhej si senatore në vitin 2022, Mitchell punoi si meteorologe për Ushtrinë Amerikane, si dhe për TV KSTP dhe Radion Publike të Minesotës.

Ajo mban ende gradën e nënkolonelit në Gardën Kombëtare Ajrore dhe është komanduese e njësisë së motit./kb

Të fundit

Makinat e braktisura do zhvendosen në Farkë/ Veliaj: Zona e lirë sjell 5-7 mijë punësime

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të miratohen projektvendime me karakter...

Projektligji për komunikimet elektronike/ Balluku: Risi aksesi ndaj shërbimeve digjitale

Këtë të enjte po diskutohet në kuvend projektligji për komunikimet elektronike. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar...

“E kryem për miqësi”/ Dëshmia e plotë e Aliajt: Pasi planifikuam rrahjen, ndoqëm avokatin

Është zbardhur dëshmia e plotë e 32-vjeçarit Dorian Alia, një prej autorëve të dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, teksa është i vetmi që...

Luhatje të euros në treg, blerjet e bankave dhe importuesve mposhtin fluksin e turistëve

Grafikët e këtyre ditëve të fundit në kursin e këmbimit të monedhës europiane dhe asaj shqiptare tregojnë një forcim të përkohshëm të së parë...

Do zgjasë mrekullia e Rinasit?

Nga Fatos Çoçoli Në qershor 2018, Rinasi klasifikohej ndër aeroportet më të shtrenjtë të Evropës. Sot është aeroporti me biletat më të lira në botë Në...

Lajme të tjera

Web TV