Mbajti shërbimin funeral për Alexei Navalny/E pëson prifti rus, ja çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prift ortodoks rus, i cili kryesoi shërbimin e funeralit për Alexei Navalny, ish liderin e ndjerë të opozitës dhe kundërshtarin më të fortë të presidentit Vladimir Putin, është pezulluar nga detyra.

Lajmi është bërë i ditur nga Dioqeza e Moskës e Kishës Ortodokse Ruse me anë të një deklarate.

Megjithatë nuk është bërë e ditur arsyeja e marrjes së një vendimi të tillë.

Dioqeza njofton se vendimi ndalon priftin Dmitry Safronov të japë bekime, të mbajë kryqin e kishës ose të mbajë veshjen specifike deri në vitin 2027.

“Në përfundim të periudhës së pendesës, do të merret një vendim për mundësinë e shërbimit të tij të mëtejshëm”, tha dioqeza.

Më 26 mars, Safronov mbajti një shërbim përkujtimor ku morën pjesë mijëra persona për Navalny, i cili ishte kritiku më i ashpër i Vladimir Putin brenda Rusisë dhe vdiq në moshën 47-vjeçare në një burg të Arktikut në shkurt./E.T

Të fundit

Sulmi iranian mbi Katar, SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta...

“Më kërcënuan mua dhe vajzën”, Albana Vokshi përlotet në Këshillin e Europës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë kërdinë në Këshillin e Europës, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë me ligjëratën e saj patetike referuar...

Erdogan komenton për herë të parë sulmin amerikan ndaj Iranit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, Rexhep Tajip Erdogan theksoi...

Konflikti Izrael-Iran, sa e rrezikuar është hapësira ajrore shqiptare?

“Hapësira ajrore e Shqipërisë është po aq e rrezikuar nga Irani sa vetë Europa”. Kështu u shpreh në një intervistë përA2CNN, kreu i Aviacionit...

Amerika lëshon alarm për qytetarët në mbarë botën: Tregoni kujdes!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar ​​një “Alarm Sigurie Mbarëbotëror”, duke i këshilluar qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes të shtuar. Njoftimi është...

Lajme të tjera

Web TV