Njihuni me qytetin që do ta ndalojë me ligj, ngrënien e akullores pas mesnate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngrënia e një akulloreje pas mesnate, pas një darke, gjatë kthimit për në shtëpi, është pjesë e kulturës italiane. Mirëpo Milano po mendon ta ndalojë me ligj. Shkak është prishja e qetësisë së banorëve.

Një dokument fillestar legjislativ është depozituar nga qeveria lokale e qytetit dhe nëse miratohet ai mund të ndalojë akulloret e natës vonë që muajin e ardhshëm. Ky ligj në fakt do të ndalonte edhe ushqime të tjera që shiten pas mesnatës, duke përfshirë picat dhe madje edhe pijet që merren në dorë.

Kush do të hajë apo të pijë diçka, do duhet ta porosisë në shtëpi, ose të hyjë në një lokal për ta konsumuar. Kjo është një përpjekje për të shmangur zhurmat e mëdha nga radhët apo adrenalina që të shkakton një picë, një pije apo një akullore në dorë.

Marco Granelli, nënkryetar i Bashkisë së Milanos, tha:

“Qëllimi është të kërkojmë një ekuilibër midis socializimit dhe argëtimit, paqes dhe qetësisë së banorëve.

Propozimi do të jetë efektiv nga ‘mesi i majit’ dhe do të zgjasë deri në nëntor. Do të fillojë në orën 12:30 të mesnatës gjatë ditëve të javës dhe në orën 1:30 pas mesnate gjatë fundjavave dhe festave publike. Tavolinat jashtë lokaleve gjithashtu do duhet të hyjnë brenda pas këtij orari. Qytetarët kanë afat deri në fillim të majit për të apeluar dhe sugjeruar ndryshime në ligj.”

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Milano tenton të ndalojë akulloren pas mesnate. Në vitin 2013, kryebashkiaku i atëhershëm, Giuliano Pisapia u përpoq të zbatonte masa të ngjashme, por pas një reagimi të ashpër u dorëzua, dhe akullorja u rikthye./   S.M

Të fundit

Çfarë ndodhi mes Julit dhe Erjolës? Banorja bërtet e frikësuar dhe vrapon nëpër shtëpi

Ditën e sotme Julian Deda ka kapur një hardhucë, me të cilën tentoi që të frikësonte banorët e shtëpisë...

Nis sot ‘Eurovision 2024’, renditje optimiste e Besa Kokëdhimës në sondazh

Mbrëmjen e sotme çel siparin “Eurovision 2024” i cili këtë viti do të mbahet në Malmo të Suedisë, me dy gjysmëfinale më 7 dhe...

“Fëmijët t’i mbajnë, vajzën time do e varros në Durrës”/ Flet babai i Alma Arrazit

Babai i Alma Arrazit kërkon që trupin e të bijës ta varrosë në Durrës, pranë nënës së saj, dhe jo në Shkodër, bashkë me...

“National Geographic”: Shqipëria, një nga vendet më autentike në Evropën Jugore

Shqipëria, e vendosur midis Lindjes dhe Perëndimit, është një nga vendet më autentike në Evropën Jugore, shkruan Juan Calleja në një artikull të edicionit...

Veliaj inspekton punimet në Rr. “Grigor Cilka”: Rruga e re rrit ndjeshëm vlerën e pronës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi Rr. “Grigor Cilka”, e cila lidh Njësinë 2 të Tiranës me lagjet e Farkës. Veliaj tha...

Lajme të tjera

Web TV