Rriten deri në 20% çmimet e ujit, tarifat në fuqi nga 18 maji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fieri dhe dy njësi të tjera si Roskoveci dhe Mallakastra do të kenë ndryshime në tarifën e furnizimit me ujë, si dhe të largimit të ujërave të ndotura nga 18 maji 2024.

Përjashtim bën vetëm Patosi, që sipas vendimit të fundit të Entit Rregullator të Ujit nuk do të ketë ndryshim, pasi këto tarifa janë edhe aktualisht më të larta se mesatarja e këtij rajoni. Vendimi i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) publikuar në QBZ tregon se rritja e tarifave për tre njësitë e tjera varion nga 15 në 20%

Aktualisht, për furnizimin me ujë, sot një familje në Fier apo Roskovec paguan 52 lekë/m3 , kurse një familje në Mallakastër 50 lekë/m3. Nga 18 maji, secila prej tyre do të paguaje 60 lekë për çdo m3 ujë.

Institucionet apo konsumatorët publikë paguajnë sot 105 lekë/m3 në Fier dhe Roskovec dhe 100 lekë/m3 në Mallakastër. Me tarifat e reja do të unikfikohen në 115 lekë/m3. Bizneset do të paguajnë 125 lekë /m3 ndërkohë që aktualisht paguajnë 125 lekë/m3 dhe 120 lekë /m3.

Lidhur me largimin e ujërave të ndotura tarifa e miratuar është 20 lekë/m3 për familjarët në katër njësitë ku Patosi nuk ka ndryshim pasi kaq është edhe aktualisht.

Për njësitë e tjera, rritja arrin deri në dyfishim pasi konsumatorët familjarë në Fier paguajnë 13 lekë/m3, në Roskovec 15 lekë m3 ujë të larguar dhe për Mallakastrën 10 lekë/m3 ujë.

“Ky vendim hyn në fuqi më datë 18.5.2024 dhe është i vlefshëm deri më 31.12.2026”m thuhet në vendimin e ERRU.

Aplikimi i ndërmarrjes së Fierit nuk është i vetmi që ka marrë miratim për rritje të tarifave gjatë këtij viti. Më herët janë miratuar tarifa të reja edhe për Lezhën ku nga data 5 prill tre bashki që furnizohen me ujë nga ndërmarrja e ujësjellësit të Lezhës kanë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët. Çmimi i ujit për të gjitha njësitë që bëjnë pjesë në këtë ndërmarrje u rishikua me një rritje 12-50%.

Lexo edhe :  Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Ndërkohë që edhe për Vlorën në fillim të vitit u rishikuan çmimet e furnizimit me ujë ku familjet sot paguajnë tarifa 33 për qind më të larta sesa më parë. Rishikimi i tarifave për ndërmarrjet e reja që kanë dalë pas procesit të bashkimit është në vijim në një përpjekje për të nxjerrë sektorin nga situate e vështirë financiare si dhe nga borxhet e akumuluara në sektorin e energjisë./Monitor/    S.M

Të fundit

Pas ndarjes me Mozzik, Loredana nënë për herë të dytë? Ja foto që bëri lëmsh rrjetin

Së fundmi, Loredana ka publikuar një seri fotosh në "Instagram", ku shfaqet me Karim Adeyemi. Në një nga fotot Karim...

Kiko zbardh misterin për kuajt e Skënderbeut

Nga Lutfi Dervishi I tronditur nga lajmi se Skënderbeu hante një viç para betejave, majmuni Kiko po meditonte për faktin se pavarësisht se ishin shkruar...

Berisha-Meta sulmojnë Veliajn, pafuqi përballë Ramës e zhurmim ndaj SPAK!

Nga Jakin Marena Tashmë është kthyer në rutinë protesta e Rithemelimit dhe e Partisë së Lirisë çdo të martë përballë bashkisë së Tiranës. Mblidhet pak njerëz,...

Rama: Nuk kemi marrëdhënie të ngushta dhe as nuk kemi oreks për t’i pasur me Rusinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Aachen të Gjermanisë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor” në Charlemagne Prize on Europe. I pyetur për Rusinë,...

Të preferuarat e stinës, ja disa arsye pse duhet të konsumoni sa më shumë qershi

Qershitë janë padyshim superushqimi i stinës së verës. Të buta dhe plot lëng mund të jenë të ëmbla ose athta, por gjithnjë me një...

Lajme të tjera

Web TV