Senati amerikan e aprovon projektligjin për ndalimin apo shitjen e TikTok-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Senati amerikan e ka kaluar të martën vonë një projektligj i cili do ta ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, nëse pronari i saj – firma kineze ByteDance – nuk e shet atë brenda një viti.

I shtyrë nga shqetësimet e mëdha në mesin e ligjvënësve amerikanë se Kina mund të ketë qasje në të dhënat e amerikanëve, apo t’i vëzhgojë ata përmes këtij aplikacioni, projektligji u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së të shtunën dhe presidenti amerikan, Joe Biden, tha se do ta nënshkruajë atë të mërkurën, për ta bërë ligj.

“Për shumë vite ne e kemi lejuar partinë komuniste të Kinës të ketë kontroll mbi njërin prej aplikacioneve më të njohura në Amerikë”, tha republikani Marco Rubio nga Komiteti i Inteligjencës.

“Ligji i ri do t’i kërkojë pronarit kinez ta shesë aplikacionin. Ky është vendim i mirë për Amerikën”, shtoi ai.

Lexo edhe :  “Të përfitosh nga vdekja është e tmerrshme”/ Me kë e ka Papa Françesku?

TikTok-u, i cili ka thënë se nuk ka ndarë dhe nuk do të ndajë të dhëna të përdoruesve amerikanë me Qeverinë e Kinës, u ka thënë punëtorëve se do t’i drejtohet gjykatës në përpjekje për ta parandaluar këtë projektligj.

“Ky është fillimi, jo fundi i një procesi të gjatë”, i tha TikTok-u stafit të vet të shtunën në një email, sipas Reuters.

Më 2020, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u përpoq ta ndalojë platformën e rrjetit social përmes një urdhri ekzekutiv. Ai urdhër u shfuqizua më vonë nga gjykatat, pas padisë nga TikTok-u.

Administrata Trump e ndërmjetësoi gjithashtu një marrëveshje më 2020, sipas të cilës korporatat amerikane, Oracle dhe Walmart, do të siguronin aksione të mëdha në TikTok mbi baza të sigurisë kombëtare.

Por, shitja e atyre aksioneve nuk ndodhi asnjëherë për një numër arsyesh, ndër to Kina, e cila vendosi kontrolle më të rrepta të eksportit për ofruesit e vet të teknologjisë./REL

Të fundit

Përmbytjet në Brazil, rritet në 56 numri i viktimave! Frikë për përhapjen e epidemive

Numri i të vdekurve nga shirat në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, u rrit në...

Ekspertët japin paralajmërimin e frikshëm për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve ka prekur kafshët e egra rreth e rrotull botës dhe tani është duke u përhapur edhe te lopët. Në rastet e...

“Politikanët me pasuri miliardëshe”/ Drejtori i ‘Antikorrupsionit’ bën deklaratën e fortë

Në një intervistë televizive, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ylli Buleshkaj, ka thënë se Kosova ka politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe. “Kemi...

Vajza u gjet e pajetë në lumin Buna me shenja dhune/ Zbardhet raporti mjeko-ligjor

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të 9-vjeçares e cila u gjet e pajetë në lumin Buna, në prani të ekspertit...

Bleona Qerreti, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip para gjithë botës

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti që prej vitesh jeton në SHBA ka treguar se është një nga aktoret e kastit që ka luajtur në...

Lajme të tjera

Web TV