Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Vjehrra ishte dëshmitarja e fundit/ Metën nuk e mban vendi, paralajmëron SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Altin Dumani, është një hap larg shndërrimit në një figurë historike, simbol i drejtësisë së re dhe hero i luftës për shembjen e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Dumani po harton relacionin për arrestimin e Ilir Metës. Sinjalet se dosja e tij është qepur i ka dhënë vetë Ilir Meta. Me kërcënimet ndaj kreut të SPAK, Meta duket se paralajmëroi se fleta e arrestit është thuajse gati. Gjatë një eventi dje në Shkodër, i pyetur nëse i druhet arrestimit, Meta tha se nuk ka frikë nga një prokuror që i merret goja dhe që sipas tij merr urdhra nga qeveria. “Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë. Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtshme, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër”, tha Meta. I pyetur për një izolim të tij me ndërkombëtarët, Meta u shpreh se po shijon lirinë e tij duke takuar qytetarë të thjeshtë dhe jo ndërkombëtarë të kapur. “Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me Nënë Selvinë, me Ijen ne Bubq, e plot njerëz ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime. Ilir Meta është i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët, Rama është i vonuar, të gjithë ndërkombëtarët e dinë që Ëngjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi”, shtoi Meta.

Detajet e hetimeve të Metës

Nga ana tjetër, lidhur me hetimet e SPAK ndaj Metës ka dhënë detaje dhe gazetari Sokol Bregu. Ai tha se sulme të tilla janë të kuptueshme për shkak se Meta është i shqetësuar se ajo çfarë ka rezultuar pas hetimeve të SPAK ndaj tij, mund t’i ndërpresë përfundimisht aktivitetin politik. “Çdo njeri që po i vjen një ndërprerje e një aktiviteti politik pritet që të bëjë sulmet e veta. Unë nuk e kuptoj se çfarë do prisnim nga Meta, të thoshte “faleminderit SPAK që po më heton”? Shqetësohen më shumë ata që e shohin këtë retorikë dhe nuk shqetësohet ai. Po të ishte kaq i shantazhueshëm të gjithë ata që ishin në akuzë do dilnin të flisnin kështu dhe të shpëtonin. Ajo që ne mendonim është se duke qenë se ai ka mbajtur postet më të rëndësishme të vendit, duhet të ketë një formë paraqitje ndryshe”, u shpreh Bregu. Ndër të tjera ai tha se kjo qasje e ashpër nga Meta ndaj SPAK, vjen pasi kryetari i PL po përpiqet të shtyjë në kohë dorëzimin në GJKKO të dosjes së hetimeve mbi aferën “CEZ-DIA”.

Lexo edhe :  “Qelbësirë, mos e prek deputeten me dorë”/ Noka sherr me gardistët

Vjehrra ishte dëshmitarja e fundit

Ndërsa theksoi se lidhur me 3 çështjet për të cilat po hetohen Meta dhe Kryemadhi, e ëma e kësaj të fundit ishte ndër të fundit në listën e dëshmitarëve. “Mbase kjo është një mënyrë sesi Meta mund ta shtyjë në kohë të gjithë hetimin e tij. Kjo mund të jetë një frenim, një strategji që ta largojë pak në kohë dërgimin e dosjes që ka më shumë se 5 vite që hetohet. Mirëpo dosja ka qenë e pahetuar gjatë kohës që Meta ka qenë president dhe kur e humbi imunitetin, hetimi ka vijuar me shpejtësi. Ka ardhur koha që t’i japë një përfundim SPAK nëse do e dërgojë në GJKKO. Jemi në fund të hetimeve. Mesa di unë lidhur me dosjen, vjehrra ishte një ndër dëshmitarët e fundit që do merrej në pyetje por ajo është për pistën e fshehjes së të ardhurave dhe evazionit. Dje kishte një thirrje të ish-anëtarit të LSI, Ralf Gjoni për lobimin. Pra bëhet fjalë për 3 çështje”, tha gazetari. Sipas tij, SPAK nuk është indimituar aspak nga kërcënimet apo akuzat e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit./e.t

Të fundit

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 5 tetor 2024

Sot, më 5 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 89.2 lekë dhe shitet 90.5 lekë. Euro sot...

Reshje shiu dhe erë e fortë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa, me origjinë...

Zjarr në një azil në Tiranë, mbi 10 persona të lënduar

Në rrugën Ali Visha, një azil privat ‘Joshua Center’ është përfshirë nga flakët, teksa shkak dyshohet se është bërë një batanije elektrike, por hetimet...

Horoskopi, e shtunë, 5 tetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për shenjat e zodiakut

Dashi Do të keni një tension të vogël në dashuri, përpiquni të mos veproni me impulsivitet dhe dëgjoni më shumë partnerin tuaj. Në punë, është...

Vlora “nën pushtetin” e ujit/ Kryebashkiaku Dredha: Situata paraqitet kritike

Situata nga përmbytjet paraqitet mjaft problematike në Vlorë, e cila po “noton” në ujë. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka bërë një apel për të...

Lajme të tjera

Web TV