Zbatimi i amnistisë penale, Manja: Përfitojnë rreth 800 të dënuar, asnjë zyrtar i lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të mërkurë nisi zbatimi i amnistisë penale. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas një vizite në burgun e Rrogozhinës deklaroi se do të përfitojnë rreth 800 të dënuar.

Manja sqaroi se asnjë zyrtar i lartë, i cili është dënuar nga GJKKO, nuk përfiton nga amnistia penale.

Sipas Manjës, nga kjo amnisti, buxheti i shtetit kursen 30 milionë euro.

“Përfituese janë 15 gra, ndërsa 9 të tjera përfitojnë ulje dënimi. Urimi im shkon për familjet e tyre, por edhe për ata. Uroj të ketë bashkim normal, t’i kthehen punës së ndershme. Kjo ishte porosia që dhashë te një grup të dënuarish, mos e ktheni kokën mbrama, mbi çdo gjë është familja. Dua të falendroj edhe drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, që përgjatë kësaj kohe, kanë përpunuar dokumentacionin e 1600 personave. Ky proces do të vazhdojë. Shifrat, kategoritë e personave do t’i merrni në ditët në vijim, asnjë zyrtar i lartë që aktualisht vuan dënimin, nuk përfiton nga kjo amnisti. Me ulje dënimi, janë një numër sa gishtat e një dore, lirohen me ulje dënimi, Kategori përfituese të zyrtarëve të lartë, nuk ka. Kostoja për një të burgosur në ditë, është 36.5 euro, buxhetit të shtetit i kursen 30 milionë euro”, theksoi Manja.

Të fundit

Sassuolo triumfon minimalisht ndaj Interit, shkëlqejnë Asllani dhe Kumbulla

Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla më të vlerësuarit në ndeshjen mes Sassuolos dhe Interit, e fituar 1-0 nga skuadra...

Eurodeputeti gjerman rrihet brutalisht teksa vendoste postera elektoralë në Dresden

Një sulmi rëndë ka ndodhur mbrëmë teksa deputeti gjerman Matthias Ecke është plagosur rëndë nga disa sulmues të paidentifikuar teksa vendoste postera elektoralë në...

“Ilir Meta është i vërtetë apo bën lojë?”/ Përgjigjia epike e kryedemokratit Lulzim Basha

I ftuar në podkastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u pyet për sjelljen e Ilir Metes, për...

“Autorët qëlluan 3 herë nga makina”/ Vritet në një atentat mafioz 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin grek, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik. Autorët e atentatit,...

Rusia fut presidentin Zelensky në listën e personave në kërkim, reagon Ukraina

Rusia ka hapur një çështje penale kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka futur atë në listën e persona në kërkim, njoftoi të...

Lajme të tjera

Web TV