Meta ‘në sulm’/ Kulluri: I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë von

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi sulmet e Metës ndaj SPAK dhe ndaj kreut të Partisë Demokratik, Lulzim Basha.

Kulluri shprehet se Meta tregon se është në gjendje pasigurie dhe paranoje saqë i sulmon të gjithë, edhe gruan e tij.

‘Mesazhi nuk është pse më dënoni mua, është pse nuk dënoni tjetrin. Koalicionin kundër SPAK e shoh të pashpresë. Çfarëdo retorikë të përdori Rama, Meta apo Berisha. Nuk ka mundësi që ta rrëzojnë SPAK me ligj.

Për sa kohë shoh dhe vendosmëri nga SPAK dhe ndërkombëtarët. Pavarësisht se u votua, po edhe socialistët nuk e kuptuan që bënë një reformë për të futur veten në burg. Për PS djegia e mandateve dhe zgjedhjet e 2019 krijuan iluzionin se ata do ishin përjetë në pushtet.

Meta më zërin e ngritur nuk tregon siguri, është pasiguri. Për marrëdhënien me ligjin dhe çështjet që po hetohet. E qartë se ky agresivitet është me shkak konkret dhe arsye konkrete. Nuk mbrohesh dot me retorika.

Shteti përfaqëson dhunën legjitime në shoqëri. Ka një problem, kur 74% e miraton punën  e SPAK, asnjë politikan nuk ka shans për t’i dalë kundër vullnetit të shqiptarëve. Dhunën nuk e ka një parti e ka shteti.

Zoti Meta ka punë të tjera për të bërë nuk ka punë të merret me Bashën. Është pjesë e paranojës së përgjithshme që e ka kapur.

Edhe akuzat ndaj bashkëshortes dhe kryesisë së partisë së tij. I akuzon të gjithë përveç Berishës. Në fakt ai që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj ai do jetë vonë’, tha Kulluri. /   S.M

Të fundit

Sassuolo triumfon minimalisht ndaj Interit, shkëlqejnë Asllani dhe Kumbulla

Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla më të vlerësuarit në ndeshjen mes Sassuolos dhe Interit, e fituar 1-0 nga skuadra...

Eurodeputeti gjerman rrihet brutalisht teksa vendoste postera elektoralë në Dresden

Një sulmi rëndë ka ndodhur mbrëmë teksa deputeti gjerman Matthias Ecke është plagosur rëndë nga disa sulmues të paidentifikuar teksa vendoste postera elektoralë në...

“Ilir Meta është i vërtetë apo bën lojë?”/ Përgjigjia epike e kryedemokratit Lulzim Basha

I ftuar në podkastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u pyet për sjelljen e Ilir Metes, për...

“Autorët qëlluan 3 herë nga makina”/ Vritet në një atentat mafioz 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin grek, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik. Autorët e atentatit,...

Rusia fut presidentin Zelensky në listën e personave në kërkim, reagon Ukraina

Rusia ka hapur një çështje penale kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka futur atë në listën e persona në kërkim, njoftoi të...

Lajme të tjera

Web TV