Blerja e votave/ SPAK merr në pyetje deputetin e PD, çfarë zbuluan hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka thirrur këtë të premte ish-kandidatin për bashkinë e Krujës, Agron Loka.

Mësohet se Loka është thirrur për t’u pyetur lidhur me hetimet që po zhvillon Prokuroria e Posaçme për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Loka është pyetur nga hetuesit si person që ka dijeni pasi, pak orë para zgjedhjeve të 14 majit, një 48-vjeçar u arrestua nga Policia e Krujës sepse u kap me listë emrash dhe para në dorë me qëllim për të blerë vota. Policia deklaroi se i arrestuari blinte vota për kandidatin e Rithemelimit, Agron Loka.

Të arrestuarit Bedri Murati, policia i gjeti në automjetin e tij tip “Volkswagen” një shumë parash prej 69 mijë lekë të reja, disa prerje në euro si dhe një listë të zgjedhësve të njësisë administrative Cudhi, Krujë.

SPAK po zhvillon hetime prej disa muajsh ndërsa mësohet se prokurorët kanë pyetur të gjithë personat e gjetur në listën që dispononte Murati. Numri i personave të pyetur nga SPAK është rreth 30, emra të cilët u gjetën në listën e Muratit.

Pas arrestimit të tij, u verifikua se Bedri Murati ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Prokuroria e Posaçme SPAK po kryen hetime për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”./e.t

Të fundit

Putin betohet si president i Rusisë për herë të pestë

Presidenti rus Vladimir Putin u betua për një mandat të ri gjashtëvjeçar të martën në një ceremoni që u...

Rama ia thotë në sy ministrave: S’do të keni më akses te tenderat publikë!

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se ministrat e kabinetit të tij qeveritar nuk do të kenë më punë me...

Përshkallëzohen tensionet, hidhet molotov te protesta para bashkisë

Militantë të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë së Tiranës, duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë. Efektivët...

Humb ndjenjat një efektiv policie në protestën para bashkisë, largohet nga kolegët

Një efektiv policie është ndjerë keq e më pas ka humbur ndjenjat. Efektivi është larguar nga kordoni policor nga kolegët e tij. Ende nuk dihet gjendja...

Si do bëhet mbyllja e kontratave/ Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Lajme të tjera

Web TV