Nagelsmann: “Nuk më kërkoi vetëm Bayerni, ja arsyeja e rinovimit me Gjermaninë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Julian Nagelsmann rinovoi pak ditë më parë. 36-vjeçari do të qëndrojë në pankinën e kombëtares gjermane deri në Botërorin e vitit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Drejtuesit e Bayernit tentuan ta rikthenin në Bavari, por trajneri i talentuar zgjodhi të vazhdonte bashkëpunimin me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).

Një vendim zemre, është nder të drejtosh Kombëtaren. Mund të bëhemi burim frymëzimi për të gjithë vendin”, theksoi Nagelsmann pas rinovimit.

Ndërkohë që së fundi ka zbuluar se nuk kërkohej vetëm nga Bayerni, por pa zbuluar emrat e klubeve që ishin gati t’i dhuronin stolin.

Rudi Voeller më ka ndihmuar shumë, më ka mbrojtur në shumë raste. Ai ka luftuar për mua. Më telefonon dhe më shkruan shpesh.

Krijova ndjesinë se të gjithë ishin në anën time, kështu që nuk mund të mos rinovoja”, theksoi Nagelsmann.

Të fundit

“Shihemi së shpejti” tragjedia e ushtarëve francezë që mbijetuan nga tmerret e Luftës

Nga Leonard Veizi Më së shumti duket sikur e gjithë historia e bëmave të Luftës së Parë Botërore është e...

Mos lejoni që për protestat në Gaza të mbyten ato që thonë studentët

Nga Nesrine Malik   Në një ditë të nxehtë të javës së kaluar, trotuaret jashtë Universitetit të Kolumbias po ngriheshin. Rreth 200 protestues u mblodhën, duke...

“Qyteti perfekt nuk ekziston”/ Veliaj: Tirana në ditët më të mira. Nuk kam asnjë pishman

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, Tirana sot po jeton ditët e saj më të mira. Në një intervistë me gazetarin Sokol Balla për ‘Real Story’, nga...

Betimi i Belerit Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese pse nuk e lejoi

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur arsyetimin e vendimit që nuk lejoi Alfred Belerin të marrë leje të posaçme nga burgu, me qëllim betimin si kryebashkiak...

Lista të hapura, Basha harron premtimin

Lulzim Basha u zotua se deri në muajin mars do të kishte gati listën emërore për deputetët që do të garojnë në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV