Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dritan Hila

Po bëhet gati një vit që Greqia nuk e pranon dorën e shtrirë të Ramës, me gjithë insistimin e tij. Mbase fodullëku grek vjen nga kohë të shkuara ose mbase Micotaqisit vazhdojnë i paraqesin shifra të droguara si qëmoti, por puna është se kohët kanë ndryshuar. Këtë nuk e kuptojnë as disa politikanë apo gazetarë të Tiranës që akoma mendojnë se Greqia bën Diellin dhe Hënën në Tiranë, sikur 10 vite e kusur më parë.

Greqia tashmë është një kufomë ekonomike dhe historia kur i ishte caktuar nga BE pozicioni i kujdestarit të Ballkanit ka perënduar. Ekonomia është tregues dhe shifrat janë kokëforta.

Tashmë Greqia ka të ardhura për frymë 21.066 €. E kanë kaluar

shumica e shteteve të ish-bllokut lindor: Çekia, Polonia, Letonia, Lituania, Estonia, Hungaria, Sllovenia. Iku koha kur polakët emigronin për të punuar pllakaxhi dhe hidraulikë në Greqi. Ka mbrapa me fare pak diferencë Rumaninë, Bullgarinë dhe Kroacinë. Rumania ka shkuar tek 18.000€/frymë. Për 3-5 vjet Greqia ngelet rishtas e fundit në BE duke konkurruar për vendin e fundit me Portugalinë.

Shoqëria greke është ekstremisht mediokre. Universitetet dhe institutet greke nuk depozitojnë asnjë patentë. 58.000 mijë në vit depoziton Gjermania.

Prodhimi bruto i Greqisë në vitin 2007 në prag të krizës rezultonte 355 miliardë USD për të rënë çuditërisht në 193 miliardë USD kur llogaritë nisën t’jua mbajnë gjermanët. Ç’ka tregonte falsifikimin e tmerrshëm që kishin bërë për të hyrë në zonën euro dhe vjelë paratë e BE.

Sot prodhimi bruto i saj është në nivelin e 219 miliardë USD dhe as në vitin 2028 nuk do ia dalin të kapin volumin e xhiros të Volkswagenit që bën 322 miliardë € në vit.

Lexo edhe :  Ka shumë fajtorë për (vetë)vrasjen e nënës dhe tre fëmijëve!

Ndërkohë borxhi i jashtëm i Greqisë është 370 miliard € dhe në vitin 2028 pritet të shkojë 386 miliardë € ose 134% e GDP. Kjo është e pranueshme për shoqëritë industriale si Japonia, Italia apo SHBA, por jo për një vend që eksporton vetëm ullinj dhe djathë feta.

Meqë citova eksportet, Greqia eksporton 50 miliardë €. Kaq është xhiroja e markës Volvo të Suedisë, vend që ka një popullsi të njëjtë me Greqinë. Ndërkohë importon 80 miliardë €. Ato 25 miliardë që fiton nga turizmi, i lë në deficitin eksport import.

Edhe në eksportet e fruta-perimeve Greqia po lihet pas nga Izraeli, Spanja dhe Italia e jugut. Shifrat janë kokëforta dhe perëndimi i Greqisë është i dukshëm.

Sa i takon Shqipërisë, e vërteta është që ndodhet ende pas Greqisë, por shqiptarët kanë si pikë të fortë emigracionin agresiv. Dikur, Aristotle Onassis, apo sot Stelios Haji-Ioannou, pronar i EasyJet janë emra grekë, ndërsa sot emigracioni masiv është ndaluar tek pikat e sufllaqeve dhe tavernave.

Ndërkohë në perëndim emigracioni shqiptar është më kapilar dhe i hapur në fushat e bareve, restoranteve, ndërtimit, pa harruar edhe botën e nëndheshme ku elementi shqiptar është bërë konkurrente e simotrave italiane. Dhe kjo është një para që konkurron GDP-në e Shqipërisë.

Këto mbase nuk i di Micotaqis, por mesa duket Rama i di. Kjo e bën që të mos lëkundet nga pozicioni i tij për bllokimin e ndërhyrjes në punët e brendshme të Greqisë në Shqipëri, por i shtrin dorën e partneritetit. Sa më shpejt ta kuptojnë grekët që në veri kanë një partner, aq më mirë është. Koha e vasalitetit ka marrë fund.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV