Rilindja dhe zhvillimi turizmit në Elbasanin 3 mijë vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Prej vitesh,në Elbasan është rizgjuar, ringritur, dhe zhvilluar turizmi në përgjithësi,  dhe në veçanti ai malor, liqenor, arkeologjik, historik, e qytetar. Elbasani sot është në axhendat e agjensive turistike të më shumë se 84 vendeve europiane, aziatike, amerikane, etj. Me Kalanë e mahnitshme, me një moshë më shumë se 2 mijë vjeçare, e shpallur “Monument Kulture” qysh para viteve ’90, Kulla e Sahatit, më e veçanta në Ballkan, Hamami i Vjetër, një ndertim me arkitekturë tërheqëse, Muzeu Etnografik, më i vjetri dhe më i rralli në Rajon, Kishat shekullore, si ajo e Shelcanit, e Shën-Mërisë, Xhamia e Ballies në qendër, Xhamia Mbret e Kalasë, Manastiri i Shijonit, Rrapi i Bezistanit, Ullishtat 500 vjeçare, me drunj shekullorë, vendbanimet ilire dhe bizante të zbuluara kudo në qytetin e Elbasanit, Llixhat e vjetra dhe funksionale, Byshekun e mrekullueshëm, apo dhe Bazilika e rrallë, tregojnë rizgjimin e turizmit. Pothuajse çdo vit në Elbasan, vijnë tranzit apo dhe qendrojnë për 1-2 ose 3 netë me ngrënie  dhe fjetje, mbi 90  mijë turistë.

Vitin e kaluar, Elbasani  shënoi rritje mbi 70 per qind të numrit të turistëve të huaj, pasi ata vendas që vijnë fundjvave, është 10 fishuar. Bashkia e Elbasanit, kryetari i saj Gledian Llatja, kanë parë si prioritet zhvillimi  në atë qytet, ndër të tjera edhe  turizmin, promovimin, investimin, dhe popullarizimin e resurseve turistike tek qytetarët, shkollarët, subjektet mediatike, duke mos ngurruar bashkëpunimin me biznesin vendas dhe të partnerët e huaj. Agjensitë turistike në Elbasan janë rritur, dhe kanë shtuar kontaktet e tyre me agjensitë turistike, kryesisht  në Francë, Gjermani, Greqi, Kroaci, Maqedoni, Austri, Zvicer, SHBA, Angli, Kinë, etj..etj. Çdo javë, mbi 30 autobuzë me turistë ndalojnë në Elbasan, qendrojnë disa orë, 1  deri në 2 ditë, duke vizituar Kalanë 2 mijë vjeçare, të Shekullit 4 erës sonë, Kishat, Xhamitë, Bazilikën, Rrapin e Bezistanit, Hamamin, vendet e shenjta në periferi të qytetit, apo dhe Krastën, kodrën e gjerbëruar dhe pylli i saj, “Ullirin e Qejfit”, si tempullin e dashurisë së qytetit, duke mos harruar rrugicat magjepsëse të lagjeve të vjetra. Bashkia e Elbasnit,  si dhe Drejtoria e Turizmit, e ngritur 1 vit më parë kanë patur dhe kanë në planet vjetore, investimet në fushën e resurseve turistike,  restaurime të veprave dhe vendeve historike dhe arkeologjike.

Lexo edhe :  Magjepsje

Në Elbasan, është kthyer në traditë shekullore, festimi i Ditës së Verës, ky qytetin e vizitojnë çdo 14 Mars, mbi 1 milion turistë vendas dhe të huaj. Zhvillim të madh, dhe vëmëndje e shtuar e bashkisë, ka qenë mbështetja e biznesit, e cila konsiston tek ngritja e bujtinave në Gjinar, Funar, Shelcan, Labinot Mal, etj, si dhe mbështetja e agroturizmit, me produkte kryesisht të zonës. Elbasani renditet ndër bashkitë ku ka rritje të prodhimit të produkteve ushqimore vendase. Rizgjimi dhe ringritja e turizmit, po shihet nga pushteti lokal, kryesisht nga bashkia, si veçantia e zonës së Elbasanit, si shansi për të rritur të ardhurat e qytetareve, (pas aplikimit me taksa të ulëta) por edhe arkës së shtetit.

Bazuar në interesimin dhe direktivat e qeverisë, kryetari bashkisë z. Llatja thotë se “veç angazhimit tonë maksimal, dhe punës intensive të strukturave bashkiake, nuk na ka munguar kurrë mbështetja e kryeministrit Rama, pasi turizmi shihet sot si burim të ardhurash, aq më tepër kur Elbasani, ka marrë një zhvillim të paparë në infrastrukturë, është më i pastër, më i jetueshëm, më i lakmueshëm, më i kërkueshëm për investime, ku nuk mungojnë turistët e shumtë vendas, por kryesisht ata  të huaj”.

Rizgjimin e turizmit në Elbasan, e tregojnë fare mirë statistikat mujore dhe vjetore, të mbërritjes së vizitorëve nga e gjithë bota, akomodimi i tyre në hotele dhe bujtina familjare, rritja dhe fuqizimi i biznesit vendas, rritja e prodhimeve tradicionale ushqimore dhe blegtorale, duke krijuar një klimë të shkëlqyer bashkëpunimi institucional mes bashkisë dhe qytetareve./    S.M

Të fundit

A është vërtet i dëmshëm për mirëqenien përdorimi i internetit?

Duket si një version i kundërt i asaj që kanë besuar njerëzit deri më sot! Pra, fakti që qëndrimi...

Operacioni i SPAK, shoqërohet Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit socialit

Në kuadër të operacionit të SPAK mësohet se është shoqëruar në polici edhe Elvis Ndreca, i cili është djali i xhaxhait të deputetit socialist...

PD: Qeveria shpenzoi 9.5 milion euro për dieta e bileta të transportit ajror në 2023

Zëdhënësja e PD për Antikorrupsionin Genta Vangjeli, në një deklaratë për shtyp nga selia blu, denoncoi se qeveria shpenzoi shpenzoi 9.5 milion euro për...

Kumbaro në Dhërmi: Jemi të vendosur për ndarjen e hapësirave private nga ato publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në nisje të një turi inspektimesh në bregdetin e vendit, u ndal në Dhërmi duke nënvizuar rëndësinë...

Modelja 26-vjeçare humb jetën gjatë lojës erotike, i dashuri vret vetën disa orë më vonë

Një balerinë 26-vjeçare nga Britania ka humbur jetën gjatë disa lojërave seksuale që bëri me partnerin e saj. Sipas gjyqit të zhvilluar në 2022, 26-vjeçarja...

Lajme të tjera

Web TV