75% e qytetarëve të pakënaqur me gjykatat, po ikin nga kjo jetë pa marrë drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Në kushtet kur kemi një gjykatë Apeli të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë kërkojmë pranë kësaj gjykate përshpejtimin e gjykimit të çështjes pasi unë kërkuesi jam sot 81 vjeç, ndërsa dy vëllezërit e mi janë nga 90 vjec, e po kështu të moshuar janë edhe paditësit e tjerë familjarë të mi. Ne dëshirojmë që e drejta jonë civile të gjykohet shpejt dhe drejt përsa kohë ende jemi në jetë”.

Kjo kërkesë, drejtuar gjykatës se apelit nga një 81-vjeçar që kërkon të gëzojë pronën e tij sa është ende gjallë, kërkesë e cila në një vend tjetër të Evropës do të dukej absurde, shpjegon problemin më madhor të sistemit të drejtësisë në vend që përmblidhet më postulatin ‘drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar”.

Në një sondazh të publikuar në Report Tv të mërkurën, 75% e qytetarëve shqiptarë, pra 3 në 4 të tillë, shprehen të pakënaqur me funksionimin e gjykatave dhe prokurorive në qarqet e vendit.

Mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të vettingut, që mes të tjerash solli edhe uljen e numrit të gjykatave në vend, e bëri më të vështirë aksesin në drejtësi.

Pronat, si në rastin e të moshuarve nuk i vetmi problem madhor, por në gjykatat civile në vend po shikohet si mision i pamundur për çiftet të divorcohen ligjërisht, ndonëse kane vite që i kanë dhënë fund lidhjes.

Por tortura nuk qëndron vetëm te datat e gjyqit apo dhe të shpallja e vendimit, zbardhja e tij nga gjyqtarët brenda një afati ligjor, në mënyre që palët ta zbatojnë apo ta apelojnë, është një sfidë më vete.

Pra mesatarisht me këto ritme dhe me këtë numër të pakët gjyqtarësh një çështjeje civile do t’i duheshin 10 vite që të gjykohet në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe jo në pak raste qytetarët ikin nga kjo jetë pa përfituar një të drejte që u takon ligjërisht.

Lexo edhe :  Kushte të paqëndrueshme atmosferike, ja si parashikohet mot sot

Shkak për këtë situate vijon te mbetet numri i pakët i gjyqtarëve si pasojë e daljes nga sistemi të qindra prej tyre nga vetingu, ndërsa numri i dosjeve vijon të shtohet çdo ditë.

Në të gjithë vendin mungesat janë shumë të mëdha, në radhët e gjyqtarëve duhen rreth 200 të tillë që të plotësohet organika, ndërsa në prokurori kërkojnë mbi 120 të tillë.

Në Gjykatën e Tiranës janë aktualisht për tu gjykuar 22 mijë dosje ndërsa  numri i gjyqtarëve është 55 nga 80 që duhet të jetë sipas organikës. Në gjykatën e apelit të juridiksioni te përgjithshëm janë aktualisht 25 gjyqtarë nga 78 që duhet të jenë ne organikë ndërsa numri i dosjeve që duhet të gjykojnë ka kapur shifrën e rreth 40 mijë çështjeve. Një situatë e ngjashme është edhe ne Gjykatën e Lartë ku janë në pritje të gjykimit 22. 500 çështje ndërsa numri i gjyqtarëve vetëm pak muaj me parë u plotësua./e.t

Të fundit

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në...

Pse u bashkuan 7 bandat?/Eksperti i kriminalistikës zbulon detajet: Nga përgjimet ka dalë

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku ka komentuar megaoperacionin e zhvilluar nga...

Berisha: Qytetarët protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar deklaroi se, qytetarët protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë. Pjesë...

Emigrimi dhe mungesa e profesionistëve/ Guxholli: Nuk zgjidhet me punëtorë të huaj

Zana Guxholli, eksperte në fushën e ekonomisë, në një program televiziv tha se nuk kemi një hartë të detajuar lidhur me profesionet që kërkohen...

Përjashtimi i Ballës nga drejtësia/ Meta: Pasi të shtrydh pa mëshirë, Rilindja të flak

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të KPA për përjashtimin e Alfred Ballës për 15 vite nga sistemi i...

Lajme të tjera

Web TV