E papritur/ Tifozët e Bayern Munich nisin peticion për qëndrimin e Thomas Tuchel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët e Bayern Munichut kanë nisur një peticion për të mbajtur në skuadër trajnerin aktual, Thomas Tuchel, i cili u konfirmua se do të largohet në fund të sezonit.

Ish-trajneri i Chelseat ka të ngjarë të kërkojë mundësi të reja, duke qenë se Bayern e ka informuar atë se do të largohet pas përfundimit të  sezonit 2023/24.

Megjithatë, që atëherë Tuchel e ka udhëhequr skuadrën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Real Madridin.

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick dhe ish-menaxheri Hansi Flick janë kandidatët zëvendësues, por tifozët e Bavarezëve duan qëndrimin e Tuchel, duke nisur edhe  një peticion.

“FC Bayern vendosi të shkarkojë Thomas Tuchel në verë pas humbjes kundër VFL Bochum . Çfarë vendimi mizor!”, thuhet fillimisht në peticion.

Tuchel, i njohur gjithashtu si “Juppel”, nuk e kishte kurrë të lehtë në Mynih. Pavarësisht mbulimit negativ të mediave që e rrethonte dhe situatës së personelit me skuadrën e mbushur me dëmtime, fituesi i Ligës së Kampionëve e çoi ekipin e tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Me gjithë respektin e duhur për kandidatët si Emery apo Rangnick, këta trajnerë nuk mund t’ia mbajnë qiriun “Juppel”-t”, thuhet në shkrimin e peticionit.

Peticioni deri tani ka arritur mbi 10 mijë nënshkrime.

Të fundit

Vizita e Ramës në Athinë, Ngjela: Grekët po tregohen injorantë me Belerin

Avokati, Spartak Ngjela e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë,  si një zhvillim shumë pozitiv...

“Rama në Athinë, tur bashkimi”/ Deputeti socialist: Vullneti i PS është i madh

Deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku komentoi takimin e së dielës të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi. Në një intervistë për “Special Report”...

Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli ‘shpërthen’ ashpër: Do ju shaj gjithë jetën që…

Ditën e sotme, Luiz Ejlli nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it njoftoi se marrëveshja e tij me “Top Channel” përfundoi. Pas kësaj, ai...

Putini bën ndryshime në qeveri ndërsa Kremlini intensifikon sulmet në Ukrainë

Rusia ka filluar një ofensivë të re tokësore në rajonet verilindore të Ukraunës. Analistët thonë se Kremlini synon të shfrytëzojë dobësitë e Ukrainës përpara...

Pse opozita në Shqipëri nuk është e unifikuar karshi Athinës?

Nga Ylli Pata Në Athinë, si qeveria, ashtu edhe opozita, e konsideron Fredi Belerin, sit ë burgosur politik. Edhe pse në ditët e fundit, opozita...

Lajme të tjera

Web TV