Kryemadhi në Konventë: Buxhetimi i grave dhe vajzave kandidate dhe konflikti i interesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Monika Kryemadhi mbajti fjalën e saj në Konventën e Partisë së Lirisë.

Ndryshe nga herët e tjera, në fjalën e saj Kryemadhi thjesht sa shpalosi dy propozimet e saj për ndryshimet statutore që lidhen me buxhetimin e grave dhe vajzave që do jenë kandidate të PL-së në Këshilla bashkiakë dhe për deputete dhe propozimin e konfliktit të interesit.

Kryemadhi nuk bëri kësaj radhe asnjë koment politik.

‘I qëndroj fort dy propozimeve të mia, për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputet dhe këshill bashkiak. E nevojshme për gratë dhe vajzat jo vetëm në PL. Sot ku gjendemi përballë krimit, për një grua është e vështirë për të kandiduar. Propozimi është bërë për 30%, po të jetë vullneti të çohet edhe 50%-70% do jetë mirë. Jam partizane e buxhetimit në varësi të numrit grave në listën e kandidateve për deputete dhe këshill bashkiak. Të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm. Në parti ka të bëjë meritokracia. Në pushtet vendoset me emërim, emëron kryetari jo në parti. Edhe në PL ka ardhur koha, i shtoj pikën e konfliktit të interesit. Anëtari i PL nuk mund të propozoj individ që ka konflikt interesi, që përfitojnë prej njëri-tjetrit. Ky rregull zbatohet edhe individët e PL që do të propozojnë në pushtetin legjislativ. Ju ftoj të votoni të lirë. E rëndësishme të votoni atë që është më e mirë PL për ta forcuar dhe strukturuar’, tha Kryemadhi./kb

Të fundit

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së vendosuri për rezultatin e zgjedhjeve...

E rëndë/ Nëna shkelmon dhe rreh brutalisht vajzën e saj 2-vjeçare në avion

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nënë 33-vjeçare Breanna Mistler, dyshohet se ka rrahur fëmijën e saj pasi u zgjua...

Lajme të tjera

Web TV