“Kryemadhi nuk largohet nga politika”/ Meta ra pre e emocioneve me SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar Konventën e Partisë së Lirisë, e cila zhvilloi punimet ditën e sotme.

Mustafaj u shpreh se kjo është ngjarje e rëndësishme për vendin duke marrë në konsideratë se kjo parti, edhe pse forcë e tretë në vend, ka shërbyer vazhdimisht si “kingmaker” në zgjedhje duke ndikuar në krijimin e qeverive.

“Meta njoftoi se ka bërë një rithemelim dhe është një ngjarje e rëndësishme për vendin. Vetëm një parti është ri themeluar në këto vite, e cila është Partia e Punës që u kthye në Partinë Socialiste. Këtu nuk ka ndodhur. Kam pasur shpresë se PD do e bënte të njëjtën gjë duke i dhënë vitalitet të ri duke e bërë këtë. Meta duket se e ka të qartë atë që synon.

Është një parti që ka një faktor elektoral, një kingmaker edhe pse është forca e tretë në vend.

Pesha për 2025 është e pamatshme sepse është vështirësuar matja e peshës së vërtetë së forcave politike pas ligjit që bëri Rama me Bashën për zhdukjen e konceptit të koalicionit zgjedhor. Po të shohësh nga spektakli i sotëm, nuk është pa peshë. Kjo do varet nga sa deputetë do nxjerrë, etj”, tha ai.

Sa i përket Monika Kryemadhit dhe deklaratës së saj për një largim të mundshëm nga jeta politike, Mustafaj tha se deputetja e PL nuk do të lejohet nga temperamenti i saj për të qenë jashtë politikës.

Ai shtoi se ajo nuk mund të akuzohet për nepotizëm duke qenë se ka pasur ndikimin dhe peshën e saj në këtë forcë politike, ndërsa tha se me tregimin e votës së saj për Ilir Metën, ajo ka dashur të tregojë se për të Meta është ende kryetar dhe nuk ka një ndërpreje të marrëdhënieve.

“Më duket se zonja Kryemadhi e artikuloi saktë kur tha se nuk duhet të propagandohet me fjalën nepotizëm. Me Kryemadhin nuk mund të akuzohet për nepotizëm sepse e kanë nisur në të njëjtën ditë dhe ajo ka meritat e veta. Është një politikane që ka rrugën e saj brenda partisë. Atë do e kishte edhe më në dritë nëse s’do ishte gruaja e Ilir Metës. Është i ekzagjeruar shembulli nga nisen njerëzit për shfaqjen e nepotizmit brenda PL. Meta-Kryemadhi nuk është një shembull konkret nepotizmi.

Lexo edhe :  Birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye, flasin shkencëtarët!

Paralajmërimi i Kryemadhit për të lënë politikën mund të jetë i vërtetë, por edhe një shprehje dëshpërimi. Temperamenti i Kryemadhit nuk besoj se do e lërë të shndërrohet në shtëpiake. Ajo do të kthehet, jam i sigurtë. Besoj se me tregimin e votës ajo deshi të tregonte se brenda hierarkisë Meta do të jetë kryetari i saj dhe se ata nuk kanë ndërprerë marrëdhëniet”, u shpreh ai.

Sakaq, ai komentoi edhe shpërthimet e javëve të fundit të Metës ndaj SPAK, duke thënë se ish-Presidenti i Republikës ra pre e emocioneve të tij, gjë që nuk mund të justifikohet.

Sa i takon reagimit të ambasadave të vendeve perëndimore në vend, të cilat dënuan veprimet e Metës, ai tha se ky qëndrim ishte i ekzagjeruar sepse Meta ka mbajtur një qëndrim pro-evropian dhe nuk ka forcën për të çmontuar SPAK apo kryeprokurorin Altin Dumani.

“Meta dhe Berisha ngjasojnë në mënyrën e të bërit opozitë. Janë detyruar të bashkëpunojnë disa herë. Besoj se ka një qëndrueshmëri aleanca mes tyre, e cila është treguar.

Nuk mendoj se një politikani duhet t’i përmenden ato që thotë në një pikë të së shkuarës së tij. Politikani i ndryshon qëndrimet në mënyrë strategjike. Churchill shkoi te kundërshtarët e tij kur nuk gjeti hapësirën në partinë e tij. Ka shumë shembuj. Çdo tentativë për të nxjerrë nga konteksti një deklaratë para shumë viteve është spekulative dhe s’ka efekt.

Besoj se shpërthimet e Metës ndaj SPAK janë një qëndrim i njëjtë me Berishën. Nuk besoj se kjo është mënyra për ta ndikuar Dumanin apo SPAK-un, sepse është metodë shantazhiste edhe pse verbale. Meta është pre e emocioneve, por nuk justifikohet ky shpërthim emocional. Ambasadat në përgjithësi i rakordojnë qëndrimet e tyre. Kur nuk arrijnë te ato, i mbajnë individuale. Në rastin e Metës, më duket se nëse është realisht shqetësim nga ana e tyre, më duke e ekzagjeruar. Meta nuk ka një fuqi të tillë në politikë sa të çmontojë SPAK apo Dumanin.  Reagimet e tyre janë ndërhyrje në jetën e brendshme politike të vendit. Ka mënyra të tjera për të shprehur qëndrimet e tyre, më diplomatike”, tha ai.

 

Të fundit

Meta gjen mbështetje për Berishën në Slloveni tek ish-kryeministri Janez Jansha

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim në Slloveni  me liderin e Partisë Demokratike atje, Janez...

Southgate publikon listën e Anglisë për EURO 2024, mbeten jashtë Rashford dhe Henderson

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka publikuar listën provizore të lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani nga 14...

E rëndë/ Autobusi që po transportonte punëtorët ‘zhytet’ në lumë, humbin jetën 10 persona

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një minibus që po transportonte punëtorë u ‘zhyt’ në lumen Nil, në veri të Kajros, Egjipt. Lajmi...

Largimi i Kroos nga futbolli, Perez: “Një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë tonë”

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë aventura...

Kërkoi largimin e gjyqtarit, shtyhet vendimi për ish-kryebashkiakun e Bulqizës

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë në 30 maj vendimin per ish kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Shkak është bërë një kërkesë e...

Lajme të tjera

Web TV