“Paralizohet” kryeqyteti për Derbin Tirana-Partizani, ja rrugët që do të bllokohen nesër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të ndeshjes mes “Tiranës” dhe “Partizanit” kryeqyteti do të “paralizohet” përgjatë ditës së nesërme. Policia e Shtetit ka bërë me dije se ditën e dielë, 28 prill, do të ketë bllokim të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara, për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.

Në orën 14:00 do të bëhet spostimi i automjeteve përreth stadiumit, ndërsa bllokimi i rrugëve do të bëhet në orën 17:00.

Segmentet rrugore të cilat do të bllokohen, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri te stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

-Lëvizja e tifozëve të KF Tirana do të bëhet:

-Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Papa Gjon Pali II” – stadium;

-Selvia – Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kthim në rrugën “Bajram Curri”, – rruga “Papa Gjon Pali II” – Coin – Stadium.

-Ndërsa, lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet:

Kryqezimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja” – përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha” – rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – pas Presidencës – sheshi “Frederik Shopen” – përpara shkallëve të Universitetit të Tiranës – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj), dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Lexo edhe :  Përshkallëzohen tensionet, hidhet molotov te protesta para bashkisë

Personat të cilët e kanë të ndaluar hyrjen në objektet dhe mjediset sportive, detyrohen të paraqiten fizikisht në komisariatet policore përkatëse, në ditën dhe orën e zhvillimit të veprimtarisë sportive, në zbatim të ligjit nr. 79/2017, “Për Sportin”, i ndryshuar me ligjin nr. 105/2020, dhe moszbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj, përbën shkelje të tij.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument), pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta./e.t

Të fundit

Video-“Famë more, dashurinë e gjete, tani duhet të ikësh”/ Graciano nuk ia përton Heidit

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip ka qenë e përfshirë në shumë debate. Graciano Tagani, një...

Silianovska e quajti vendin “Maqedoni”, ambasadorja greke braktis ceremoninë e betimit

Një incident ka ndodhur gjatë betimit të Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska. Sipas mediave greke, teksa ajo po bënte betimin, nuk...

A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Gjermania po shqyrton futjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Si paraqitet gjendja në vende të tjetra të Evropës? Pas diskutimeve të gjata, Partia Kristiandemokrate (CDU)...

Gordana Silanovska, betohet si presidente e Maqedonisë së Veriut

Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut prej pavarësimit të vendit në vitet ’90,...

Nesër Mitsotakis në Turqi! Erdogan: S’jemi për konflikte, rëndësi ka fqinjësia e mirë

Me mjaft interes po pritet vizita e kryeministrit Grek në Turqi, ku do të takohet me presidentin Erdogan. Mediat greke thonë se Mitsotakis pritet...

Lajme të tjera

Web TV