Parashikimi i motit/ Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, temperaturat pësojnë rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Verilindore – Juglindore duke gjeneruar momente me pika shiu. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm situatën e motit në të gjithë territorin e vendit duke rikthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë mëngjesit por rriten ndjeshëm edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5 °C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 23°C vlera më e lartë e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore. Për pasojë, pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë vranësira disi më të dendura ku më të theksuara do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë, por nuk priten reshje. Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 17°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriperëndimore dhe skajin Jugperëndimor, megjithatë nuk do të këtë reshje. Parashikohet që kjo situatë e qëndrueshme e motit të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim total i vranësirave në pjesën më të madhe të territorit të MV. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 19°C vlera maksimale në rang vendi. Për sa i përket erës do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Lexo edhe :  E RËNDË në Tiranë/ 10-vjeçarja pickohet nga gjarpri në shkollë

Europa

Europa Jugperëndimore si edhe Europa qendrore do të paraqiten nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu, ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu; Gadishulli Skandinav do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje shiu e dëbore ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore të ngrohta me origjinë Perëndimore duke sjellë; mot kryesisht të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë./kb

Të fundit

“Na lironi”! Gjykata rrëzon Berishën dhe dhëndrin: Keni thyer arrestin!

Gjykata e posaçme ka rrëzuar Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin për masë më të butë sigurie. Ata kishin kërkuar...

Ilnisa tregon planin me Meritonin pasi të dalë nga BBV: Ai do bëjë tatuazh buzët e mia…

Gazetarja e njohur, Ilnisa Agolli, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku komentoi pak lojën e pesë finalistëve të “Big...

“Mos më prek”, grushta e shqelma, si ndodhi sherri i dhunshëm në protestën e opozitës

Disa incidente kanë ndodhur në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Një tjetër grua në moshë është futur mes protestuesve dhe ka pasur konflikte...

“Marrin pagesa deri 100 mijë euro”, analisti zbulon dy gazetarët që u shërbejnë bandave

Analisti Arjan Curi deklaroi në emisionin ‘3D’ se dy gazetarë, një burrë e një grua marrin deri 100 mijë euro për t’u shërbyer bandave. Ndërsa...

SKEMA E RE/ Mënyra e vetme për të përfituar pension për ata që nuk figurojnë në regjistra

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, i bën thirrje ISSH për ngritjen e një grupi të posaçëm për identifikimin e personave të cilët hasin problemin...

Lajme të tjera

Web TV