Britania e Madhe aksion blic në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e hënë zyra e Brendshme në Britaninë e Madhe do të nisë një aksion blic për të arrestuar azilkërkuesit për dërgimin e tyre në Ruanda. Prestigjozja ‘The Guardian’ zbulon skemën e cila do të nisë disa javë më herët sesa ishte lajmëruar.

Zyrtarët planifikojnë të ndalojnë refugjatët që vijnë për takime rutinë në zyrat e shërbimit të imigracionit dhe gjithashtu do të arrestojnë njerëz në mbarë vendin në një aksion të madh dy-javor.

Pas ndalimi, emigrantët e paligjshëm do të transferohen në qendrat e paraburgimit, që janë përgatitur për operacionin, dhe do të mbahen aty për t’u nisur më pas në fluturime për në Ruanda.

Nisja e menjëhershëm e aksionit përkon me zgjedhjet e këshillit vendor të së enjtes në Angli, për të rritur pretendimet e Rishi Sunak se ai po godet migrimin e paligjshëm.

Kryeministri britanik Rishi Sunak më herët ka deklaruar se: “Për të arrestuar emigrantët ndërsa përgatitemi për t’i larguar, kemi rritur hapësirat e paraburgimit në 2,200 qeli. Pas miratimit të ligjit për dërgimin në Ruanda të emigrantëve ilegalë, një pjesë e tyre po u shmangen kontrolleve të autoriteteve. Mediat britanike raportuan se mijëra emigrantë në Britani janë zhdukur gjatë tre muajve të parë të vitit, mes tyre janë edhe 1633 shqiptarë.   /e.t

Të fundit

Leku i “Ramës”, Leku i “Enverit”, Leku i “Zogut”

Nga Eduard Zaloshnja Sipas të dhënave në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, rreth 40% e të gjithë lekëve...

“Tirana kryeqyteti digjital i Europës”/ Veliaj pret CEO-n e AADF: Dy projekte të reja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim CEO-n e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, me të cilin ndau...

A do të jetë opinionist në Big Brother Vip Kosova? Luiz Ejlli shuan zërat njëherë e mirë

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar dhe më të kërkuar në treg. Këngëtari...

Mourinho gati për aventurën e re, ja ku do ta shohim trajnerin portugez vitin e ardhshëm

Jose Mourinho nuk do të qëndrojë shumë kohë pa një ekip. Tekniku portugez që u pushua nga Roma para pak muajsh sipas informacioneve të...

Kancelari Scholz bën njoftimin e rëndësishëm, si dhe ka një propozim për Gjermaninë

Kancelari Olaf Scholz beson se ka ardhur koha që një grua të marrë presidencën e Gjermanisë. ”Do të isha i lumtur nëse do të zgjidhnim...

Lajme të tjera

Web TV