Rrugorja ‘me dorë të hekurt’/Arrestohen 17 shoferë në një javë, ja sa gjoba janë vendosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të kryera përgjatë periudhës 21.04.2024 – 27.04.2024, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.

Blutë sqarojnë se 17 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si dhe janë vendosur 11,910 masa administrative.

Ndër të tjera, Rrugorja bën me dije se 8 automjete janë bllokuar.

17 Arrestime dhe procedime penale:

6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

4 persona për drejtim mjeti pa leje.

2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

5 persona u proceduan  për korupsion aktiv.

Masat administrative:

11,910 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,701 në ditë.

43 masa për xhama të zinj.

834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

8409 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

7 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

61 raste për tejkalim shpejtësie.

8 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja./   S.M

Të fundit

Magjepsje

Nga Edison Ypi Magjepsja nuk ësht larg. Magjepsja ndodhet mes Divjakës, Devollit, Vermoshit, Konispolit. Me këmbë, me makinë, me rrëzim,...

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, një mjet përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Sarandë - Delvinë. Sipas njoftimeve në aksident janë përfshirë 2 automjete, ku njëri prej të cilëve ka përfunduar...

Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë-Kashar: Po punohet me ritme të shpejta

Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar, ndersa 30 qershori është dita kur parashikohet që segmenti të jetë i...

Konflikt i çastit apo hakmarrje?/ Pistat ku po heton policia mbi ngjarjen në Fier

Të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave në fshatin Nbaltëz në Fier. Viktima dhe babai i tij janë punonjës policie...

Kryeministri grek mbërrin në Ankara për tu takuar me Erdogan

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur pak minuta më parë në Ankara për takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri grek është pritur...

Lajme të tjera

Web TV