Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, policia ‘blindon’ zonën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertë të grupit hetimor kanë rrethuar banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Tonin Sterkaj, ku rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm është hedhur një sasi tritoli.

Banesa në lagjen “Tom Kola” është rrethuar me shirit dhe pas mbledhjes së provave materiale një element i rëndësishëm për hetimet është dhe dëshmia e gjyqtarit apo dhe  e familjarëve të tij.

“Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë  o vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor  po vijon veprimet në vendngjarje për  sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”-njoftoi policia. /   S.M

Të fundit

Kiara Tito poston per her e te pare foton e vogëlushes Luna Mari (Foto)

Moderatorja Kiara Tito ka postuar një foto të ëmbël të vogëlushes Luna Mari. Ajo ka postuar në Instastories një foto...

Zona e lirë ekonomike në Kashar/ Ozuni: Sfida me të rinjtë!

Në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, eksperti i ekonomisë, Ferjolt Ozuni u shpreh formimi i grupeve të punës është shumë i rëndësishëm,...

“Mesazhi që Rama kërkon t’i japë Greqisë”, gazetari i njohur zbulon detajet

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me bashkëkombësit shqiptarë në Greqi. Mediat greke shkruajnë se Policia greke po merr masa shumë...

Pse është kaq toksike dhe cinike politika jonë?!

Nga Ben Andoni Në kujtimet e Hysen Selmanit, njërit prej adjutantëve të mbretit Zog I që arriti të lerë kujtimet e tij për jetën e...

Takimi i Ramës me emigrantët, blindohet stadiumi në Athinë!

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e nesërme me emigrantët shqiptarë në Athinë. Takimi është parashikuar të mbahet rreth orës 11:00 në ambientin...

Lajme të tjera

Web TV