Deputetja i “flak” kolegut shishen e ujit në kokë, plas sherri në Kuvend (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sherr me britma dhe sende në parlamentin e Gjeorgjisë.

Mediat e huaja raportojnë se një deputete goditi sot kolegun e saj me një shishe uji. Debati në kuvendin e Gjeorgjisë nisi për shkak të çështjes për “agjentët e huaj”, e cila ka shkaktuar polemika në vend.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale duket deputetja e cila godet në kokë kolegun e saj me shishen e ujit, mendohet se është shishe plastike.

Ndërkohë ky i fundit i bërtet dhe i drejton gishtin. Kohët e fundit në Gjeorgji kanë shpërthyer protesta dhe tubime lidhur me “agjentët e huaj”.

Projektligji që ka shkatuar polemika kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Kundërshtarët e projektligjit e quajnë këtë ligj autoritar dhe “të frymëzuar nga Rusia”, por partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane thotë se është e nevojshme të sigurohet transparencë në financimin e organizatave joqeveritare.

Bashkimi Evropian ka thënë vazhdimisht se projektligji rrezikon rrugën e Gjeorgjisë drejt anëtarësimit në BE.
Në një deklaratë të shpërndarë më herët gjatë këtij muaji, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrel tha se miratimi i projekligjit do të kishte pasoja negative mbi rrugën integruese të Gjeorgjisë.

Edhe pse Presidentja e Gjerogjisë Salome Zourabichvili pritet të vendosë veton ndaj projektligjit në rast se miratohet nga Parlamenti, partia në pushtet mund ta rrëzojë atë nëse mbledh 76 vota. Pas këtij akti, kryetari i parlamentit mund të firmosë miratimin e ligjit.

Ndërkohë zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin ka thënë se Moska nuk ka asnjë lidhje me projektligjin./    S.M

Të fundit

Me AI, 218 mijë punonjës në rrezik, Fpa: 57% shumë të ekspozuar ndaj teknologjisë së re

Sektori publik është i ndikuar fuqishëm nga adoptimi i inteligjencës artificiale me afërsisht 57% të punonjësve, afërsisht 1.8 milionë...

‘Welcome Lord Cameron!’/ Tirana bëhet gati të presë sekretarin e Jashtëm të Britanisë

irana bëhet gati për të mikpritur nesër sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Gjatë qëndrimit të tij Caremon do të ketë...

Si qëndron e vërteta pas veshjeve luksoze të Françeskës në BBV?

Një nga gjërat më të komentuara në këtë Big Brother kanë qenë veshjet luksoze me çmime marramendëse të Françeskës. Krahas thashethemeve në lidhje me...

Hekurudha Tiranë-Durrës, përfundojnë 70% e punimeve

Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të përfundojë brenda marsit të vitit të ardhshëm. Aktualisht janë mbyllur 70% e punimeve fizike për ndërtimin e hekurudhës si dhe kanë...

Endri Xhafo: Escobar dha mesazhin e qartë për Berishën, SHBA nuk e duan

Gazetari Endri Xhafo në rubrikën “Opinion” në News24 duke komentuar deklaratën e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha se ajo është një...

Lajme të tjera

Web TV