Kursimet, rikthehet rritja në valutë/ BSH: Në mars, rënie e lehtë e depozitave në lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët i janë rikthyer kursimeve në monedhën euro. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë gjatë muajit mars depozitat në monedhën europiane iu rikthyen trendit të rritjes ndryshe nga ato në lekë që janë ulur.

Vetëm në një muaj rezulton se kursimet e bizneseve dhe qytetareve janë shtuar me 111 milionë euro në banka duke kapur vlerën e 7.38 miliardë eurove.

Ndërkohë që në shkurt, depozitat u tkurrën me 128 milionë euro  një ecuri kjo që nuk ndodhte prej të paktën një decade..Ndërkohë në Shqipëri monedha europiane ka pësuar  një shvlerësim të ndjeshëm gjatë javëve të fundit duke u shkëmbyer me rreth 100 lekë.

Ky është niveli  më i ulët i regjistruar në vend gjatë periudhës së pranverës. Rritja e depozitave është një tregues se në vend ka pasur një qarkullim të lartë të monedhës europiane, çka mund shpjegohet me numrin e lartë të turistëve të huaj që kanë hyrë në vend.

Kursimet në lekë nga ana tjetër   ishte rreth 588 miliardë lekë, me një tkurrje prej rreth 4miliardë lekë më pak. Edhe niveli i kreditimit në vend ka pasur një rritje të ndjeshme gjatë muajit mars.

Niveli total i huave në vend gjatë  muajit mars arriti në 763.2 miliardë lekë ose 13.3 miliardë më tepër në krahasim me një muaj më parë.

Depozitat në euro:

Shkurt 2024   7.27 miliardë euro

Mars 2024     7.38 miliarde euro

Kreditimi i ekonomisë

Shkurt 2024    749.9 miliardë lekë

Mars 2024       763.2 miliardë lekë/kb

Të fundit

Argita po bëhet gati/ Escobar: Uroj që drejtimin e opozitës të mos e marrë dikush që…

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar deklaroi se shpreson që drejtimin e opozitës të mos ta marrë...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese. Sipas Ministrisë së...

Nga vezët, tek mollët dhe portokallet, ja ‘armatimet e rënda’ të protestuesve të Berishës

Qytetarët kanë nisur protestën para Bashkisë Tiranë kundër korrupsionit të dosjes 5D, ata kanë marrë me vete si gjithmonë, mollë, portokalle dhe vezë, të...

Shtrirja e krimit shqiptar në botë/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat: Sjellin shumë para…

Artan Hoxha ka folur për shtrirjen e krimit shqiptar në botë, deri në Amerikën Latine, fakt ky që nuk mund të imagjinohej vite më...

Rama e quan “Mamica” ajo Skënderbe, Spiropali sqaron lojën e fjalëve me liderin socialist

Elisa Spiropali e ftuar në “Zonën Zero” ka shpjeguar disa fjalë që Milaim Zeka nuk i ka kuptuar gjatë deklaratave që ajo apo kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV