“Triumfi i opozitës, triumfi i shqiptarëve”/Berisha: Nuk do ketë më muaj që nuk shtyhen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur në tubimin qytetar, lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se triumfi i opozitës është triumfi i shqiptarëve.

Sipas Berisha, shqiptarët me ardhjen e opozitës në pushtet do të përfitojnë dyfishim të rrogave dhe pensioneve.

‘Nuk do ketë më muaj që nuk shtyhen dot’, tha deklaroi kryedemokrati Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Triumfin e opozitës ndaj së keqes!

Triumfi i opozitës është triumfi i shqiptarëve me dyfishim të rrogave. Nuk do ketë më muaj që nuk shtyhen dot.

Nuk do ketë më shpenzime të papritura që i dëshpërojnë qytetarët.

Nuk do ketë më kursime në shportën e ushqimeve apo lista borxhesh në dyqane, për bukë dhe ushqime.

Jo, kurrë më!

Shqiptari do paguhet, aq sa muajin do ta jetoj me gjithë të mirat e merituara.

Sepse Partia Demokratike nuk do i kthejë paratë e tyre në hotele luksoze të qeveritarëve të pangopur.

Nuk do i zhdukë paratë e tyre në vrimat e zeza të llogarive offshore.

Nuk do ndërtojë rrugë me 20-30 milionë euro kilometri.

Nuk do ndërtojë shkolla me 10-fishin e çmimeve të BE.

Jo dhe Jo!

Paratë e qytetarëve do të kthehen në rrugë, shkolla, në të mira, shërbime, por mbi të gjitha në rruga siç u kthyen atëherë kur u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, por rrogat u dyfishuan.

Në horizontin përpara, unë shoh triumf.

Triumfin e çdo pensionisti me dyfishim dhe më shumë të pensioneve. Nuk do ketë më drama. Nuk do ketë më moshë të tretë, që ndahet para kohe nga kjo botë sepse nuk siguron dot ilaçe.

Nuk do ketë më të sëmurë të cilët mjekohen muaj e muaj me ilaçe të tjera dhe jo me ato që u duhen.

Lexo edhe :  Rama pas takimit me emigrantët/ Shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri me Greqinë

Triumfi i opozitës do jetë triumfi i rinisë, triumfi i arsimit, triumfi i shëndetësisë.

Por mbi të gjitha, triumfi i Shqipërisë. Duke ndaluar shpopullimin. Duke i hyrë punës fuqishëm, për të kompensuar këtë dekadë të humbur, më e egra në shpopullim në dekada dhe shekuj./   S,M

Të fundit

Fatjoni publikon videon, tregon të vërtetën për incidentin brenda ‘Big Brother’

Fatjon Kuqari ka postuar një video në Instagram, që bo bënë gjiron e rrjetit. Ai ka treguar pamje se si...

Qëndroi për më shumë se dy orë, del nga SPAK Engjëll Agaçi: U thirra për…

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi u thirr sot në SPAK. Në fjalën e tij për mediat ai tha se u thirr për Inceneratorin...

I vendosi flakën sinagogës në Francë, autorit i ndodh e papritura

Policia franceze ka vrarë një person i cili i vendosi flakën dhe dogji një sinagoge në qytetin e Rouenit. Raportohet se burri ishte i armatosur...

Ambasadorja amerikane në NATO thirrje vendeve të Ballkanit: Investoni për mbrojtjen

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Julianne Smith, u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit...

Babi Lui merr sërish vëmendjen e të gjithëve, ja ç’ka bërë kësaj here (Foto)

Ardhja e Luna Marias në jetë ka sjellë edhe një ndryshim drastik në gjërat materiale të fituesit të edicionit të dytë të BBVA Luiz...

Lajme të tjera

Web TV