Të huajt blejnë prona, në Tiranë dhe bregdet/ Rriten qiratë, apartamentet shiten më lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtimi i turistëve të huaj, por edhe çmimet e larta të apartamenteve, po fuqizojnë tregun e qiradhënies. Çmimet e qirave janë rritur në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar thotë Banka e Shqipërisë, për shkak të kërkesës së lartë për apartamente me qira.

“Çmimet e qirasë sipas agjentëve kanë shënuar rritje gjatë periudhës. Ky informacion mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit”, thotë Banka e Shqipërisë.

Aktualisht në Tiranë, qiratë e apartamenteve të madhësive të ndryshme, vijojnë nga 350 euro e më lartë. Ndërsa në periferi mund të gjesh edhe poshtë kësaj vlere. Por teksa qiratë raportohen të rritura, kompanitë e anketuara thonë se është ulur çmimi për metër katror për apartamentet e shitura.

Banka e Shqipërisë raporton se kompanitë e pyetura kanë deklaruar se çmimet e apartamenteve kanë rënë me 7.6% në raport me gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, por janë 3.2% më të larta se vjet, ndërsa vetëm në Tiranë u ulën me 10.1% nga qershori në dhjetor 2023.

Ndikim në këtë rënie të çmimeve ka dhënë edhe ulja e kërkesës nga qytetarët të cilët po orientohen drejt shtëpive me qira. Ndërkohë që është rritur pesha e pronave të shitura që blihen nga të huajt. Shpesh shtetasit jo-rezident janë ‘fajësuar’ si shkaktarët kryesor për këtë shtrenjtim të apartamenteve, pasi për të ardhurat e tyre çmimet në Shqipëri janë të përballueshme.

26% e apartamenteve në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar u blenë nga të huajit, kryesisht në qendër të vendit dhe përgjatë bregdetit.

“Rreth 2/3 rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Në tërësi, pesha e blerësve jo-rezidentë është rikthyer në rritje pas një ecurie në rënie që prej vitit 2020”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Lexo edhe :  Policia me dorë të hekurt, sekuestron pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, kujt i përket

Ndërsa pronat e tjera të blera për banim, 60% janë financuar me kredi bankare dhe huaja ka mbuluar deri në 60% të vlerës. Vjet teprica e kredisë për qytetarët për blerje banesë është 180 miliardë lekë, ndërsa për bizneset ishte 160 miliardë lekë./    S.M

Të fundit

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Pse u bashkuan 7 bandat?/Eksperti i kriminalistikës zbulon detajet: Nga përgjimet ka dalë

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku ka komentuar megaoperacionin e zhvilluar nga...

Berisha: Qytetarët protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar deklaroi se, qytetarët protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë. Pjesë...

Emigrimi dhe mungesa e profesionistëve/ Guxholli: Nuk zgjidhet me punëtorë të huaj

Zana Guxholli, eksperte në fushën e ekonomisë, në një program televiziv tha se nuk kemi një hartë të detajuar lidhur me profesionet që kërkohen...

Lajme të tjera

Web TV