Veliaj: Inkurajoj SPAK! Protesta për halle personale, kemi kundër llumin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj i është bashkuar mbledhjes online të Këshillit Bashkiak, ku nuk kurseu komentet për protestën dhe sulmet e Rithemelimit.

“Pata një mundësi të jashtëzakonshme për të treguar punën e bashkisë me dy kolegët, Pashë një organizatë të mençur, të stabilizuar. Këta çapaçulët me molotov që janë imitim i dobët i ultrasve të futbollit nuk kanë vend në Tiranë. Guri, zjarri, litari mungesa e respektit dhe dhembshurisë nuk kanë vend në Tiranë. Ftesa ime për këta është të shkojnë nga humbja në humbje pa e humbur entuziazmin. Humbjet e tyre nuk do ndalen. Ai që humbi me 60 mijë vota, më keq se Lul Basha, ka qenë drejtor këtu dhe nuk është shquar për ndonjë gjë bashkia atëherë”, u shpreh ai.

“Jo vetëm që nuk dorëzohem, por do të punoj më fort”, tha Veliaj në përgjigje të protestave të Rithemelimit që udhëhiqen nga vajza e Berishës në arrest shtëpie.

“Ftesa ime për ta është: shkoni nga humbja në humbje pa e humbur entuziazmin. Ata nuk kanë asnjë ide për ta çuar vendin përpara. Ai që humbi me 60 mijë vota më keq se Lul Basha te bashkia e vogël ka qenë drejtor në këtë bashki. Ja  ku jam sot, le të rrinë lepujt ditën e natën, nga bashkia e Tiranës nuk na heq askush përveç popullit. Ata që janë frikacakë nuk shkojnë në SPAK. Rusvelt thoshte, mos na gjykoni vetëm për punët që kemi bërë por edhe për armiqtë. Kemi sot një vlerësim spektakolar nga turizmi botëror. 365 ditë turizëm. Sot sheshi është plot me turistë. Ata nuk mbledhin dot më shumë se turistët… Sjellja e tyre kafshërore… unë jo vetëm që nuk dorëzohem por do punoj edhe më fort.”

Lexo edhe :  Lordi Cameron në Tiranë/ Vizitë javës tjetër, në fokus emigracioni dhe antikorrupsioni

Teksa inkurajoi SPAK për punën, Veliaj tha se vetëm duke sqaruar gjërat dhe njerëzit mund të ecet përpara.

“Unë dua të inkurajoj Dumanin skuadrën e tij ecni vetëm përpara. Vetëm duke i sqaruar gjërat dhe vetëm duke ecur përpara mund ta sqarojmë kombin. Nëse janë burra këta që bërtasin përditë le të zbresin nga nga ballkoni i Berishës e të shkojë në spak. E kemi mbledhur të gjithë llumin bashkë. Kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin.  Secili analist ka kërkuar diçka nga bashkia e Tiranës… Prandaj vlerësohet Tirana edhe në Kosovë. Asnjë të mos ketë asnjë iluzion, secili prej maskarenjve aty ka hallin e vetë. Unë llogarinë e kam vetëm me qytetarët e Tiranës.  Jam krenar për punën dhe krenar për të gjithë llumin e bashkuar kundër nesh. Fundërrinat e këtij qyteti janë bashkuar.”

Të fundit

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Pse u bashkuan 7 bandat?/Eksperti i kriminalistikës zbulon detajet: Nga përgjimet ka dalë

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku ka komentuar megaoperacionin e zhvilluar nga...

Berisha: Qytetarët protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar deklaroi se, qytetarët protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë. Pjesë...

Lajme të tjera

Web TV