1 maj 1886/ Protestat me viktima që çuan në “Ditën e Punëtorëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

Më 1 maj të vitit 1886 u mbajtën tubime në të gjithë Shtetet e Bashkuara duke kërkuar ditën e tetë-orarit të punës, duke kulmuar me aferën Haymarket në Chicago, në përkujtim të së cilës 1 maji festohet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në shumë vende. Çështja Haymarket u cilësua shpërthimi i një bombe gjatë një tubimi për të drejtat e puntorve në sheshin me të njëjtin emër në Chicago. Në këtë akt terrorist humbën jetën 12 vetë…

…Në shumë vende të botës 1 maji përkujtohet si Dita e Punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që kremtohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois të Shteteve të Bashkuara.

Të shtatët që u dënuan me vdekje. I teti u dënua me 15 vjet burgim.

Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor, një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, më 5 shtator 1882.

Lexo edhe :  Sali Vranishti, monument i atdhetarisë dhe trimërisë labe

Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 majin. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu Marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872.

Në Evropë 1 maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.

Të fundit

Turbulencat e forta goditën aeroplanin/ Pasagjerët nxirren me barela pas uljes emergjente

Turbulencat e forta kanë goditur një aeroplan të Singapore Airlines që udhëtonte nga Londra në Singapor, duke lënë të...

Me AI, 218 mijë punonjës në rrezik, Fpa: 57% shumë të ekspozuar ndaj teknologjisë së re

Sektori publik është i ndikuar fuqishëm nga adoptimi i inteligjencës artificiale me afërsisht 57% të punonjësve, afërsisht 1.8 milionë punëtorë, të cilët do të...

‘Welcome Lord Cameron!’/ Tirana bëhet gati të presë sekretarin e Jashtëm të Britanisë

irana bëhet gati për të mikpritur nesër sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Gjatë qëndrimit të tij Caremon do të ketë...

Si qëndron e vërteta pas veshjeve luksoze të Françeskës në BBV?

Një nga gjërat më të komentuara në këtë Big Brother kanë qenë veshjet luksoze me çmime marramendëse të Françeskës. Krahas thashethemeve në lidhje me...

Hekurudha Tiranë-Durrës, përfundojnë 70% e punimeve

Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të përfundojë brenda marsit të vitit të ardhshëm. Aktualisht janë mbyllur 70% e punimeve fizike për ndërtimin e hekurudhës si dhe kanë...

Lajme të tjera

Web TV