Seancë dëgjimore/ Opozita kërkon Dumanin për “policinë e krimit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntë deputetë të opozitës kanë kërkuar seancë dëgjimore me kreun e SPAK Altin Dumani në komisionin e Sigurisë për deklaratën e tij lidhur me dekonspirimin e hetimeve nga disa drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të marrin në pyetje kreun e SPAK. Nëntë deputetë të opozitës së vendit, anëtarë të Komisionit të Sigurisë, kanë kërkuar një dëgjesë me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Kjo kërkesë ka ardhur, pas deklaratës të bërë nga Dumani, gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, “se disa çështje nuk mund të hetohen dot në Policinë e Shtetit, për shkak se zyrtarë të lartë të saj kanë bashkëpunuar me krimin”. Nisur nga kjo deklaratë, nëntë deputetët opozitarë kanë thënë se “Dumani ka raportuat se nivelet e larta të Policisë së Shtetit kanë sabotuar hetime të rëndësishme, janë të pabesueshme si dhe kanë penguar hetimin e ngjarjeve të caktuara duke vështirësuar hetimet e SPAK”. Për këtë arsye, ata kërkojnë Dumanin në mbledhjen më të afërt të këtij Komisioni, për të raportuar gjetjet e tij, dhe shqetësimet për këtë problematikë që e konsiderojnë si problem serioz për sigurinë kombëtare. Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço tha se kërkesën e opozitës ia ka dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që do ta shqyrtojë në mbledhjen e ardhshme të Konferencës së Kryetarëve. Në të njëjtën kohë Naço propozoi që kërkesa e opozitës të bëhet pjesë e axhendës së Komisionit të Ligjeve, i cili do të zhvillojë në 15 maj një seancë dëgjimore me Dumanin. Por propozimi i socialistëve nuk u pranua nga opozita. “Në lidhje me kërkesën tuaj, e kam lexuar me vëmendje nga ana formale…. E kam lexuar me vëmendje dhe i kam drejtuar një kërkesë zonjës Nikolla, në lidhje me kërkesën tuaj. Dhe pse çështjet lidhen me policinë janë fushë e përgjegjësisë së komisionit, i kam sugjeruar, se ka marrë akoma vendimin, raportimi vjetor të behet bashkë në një mbledhje. Kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe pas komenteve dhe qëndrimeve tua. Do të shqyrtohet në konferencën. Kërkesën tuaj e kam parë me durim. Ia kam bërë kërkesën Nikollës. Zoti Dumani do të jetë në Komisionin e Ligjeve dhe ju e ne të gjithë bashkë, nga s’kap i gjeni gjuhën, mund t’i përgatisni pyetjet dhe mund të bëni pyetje e surpriza zotit Dumani”, tha Naço. Ervin Salianji dhe Flamur Noka, e cilësuan si akrobaci të kryetarit të komisionit, propozimin për të zhvilluar seancë të përbashkët me Komisionin e Ligjeve. Për deklaratën e Dumanit, ka reaguar më herët edhe ministri Taulant Balla, që ka thënë se bashkëpunimi i policisë me SPAK është i shkëlqyer dhe se nuk ka pasur dekonspirim në operacionet e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme. Balla u kujtoi edhe sulmet e Sali Berishës ndaj drejtësisë, duke thënë se “babai i tyre politik” e ka pasur gjithmonë me luftën me drejtuesit e prokurorisë e tani e ka radhën Altin Dumani”. “Në këto 30 vite ka ndodhur gjithçka. Ka ndodhur më 8 shtator 2011, gjyqtari Skerdilajd Konomi është hedhur në erë ndërsa shkonte në detyrë. Përsëri edhe atëherë edhe sot them të njëjtën gjë, ti zotëri hiq dorë nga ‘Skapi’, ‘Skapi’ edhe ata kolegët e tu, se kjo qasje dhe retorike është tritol, po i një forme tjetër. Është e papranueshme që ligjvënësi, politikani të etiketojë institucionet e drejtësisë me këtë gjuhë. Kujtoj ndërsa Kuvendi investoi në një komision hetimor për të shkarkuar një kryeprokuror. Nuk është rastësi që babai juaj polik e ka pas luftën me drejtuesit e prokurorisë, nga Maks Haxhia, te Arben Rakipi, te Ina Rama dhe tani te Altin Dumani. Nuk është rastësi, dy profesione i ka pas armiq të përbetuar kryeprokurori dhe ambasadori amerikan”, tha Balla.

Lexo edhe :  Deklarata e Mitsotakis për anëtarësimin e Shqipërisë në BE/ Bozheku: Kërcënim!

 

 

Të fundit

Southgate publikon listën e Anglisë për EURO 2024, mbeten jashtë Rashford dhe Henderson

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka publikuar listën provizore të lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian që do të...

E rëndë/ Autobusi që po transportonte punëtorët ‘zhytet’ në lumë, humbin jetën 10 persona

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një minibus që po transportonte punëtorë u ‘zhyt’ në lumen Nil, në veri të Kajros, Egjipt. Lajmi...

Largimi i Kroos nga futbolli, Perez: “Një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë tonë”

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë aventura...

Kërkoi largimin e gjyqtarit, shtyhet vendimi për ish-kryebashkiakun e Bulqizës

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë në 30 maj vendimin per ish kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Shkak është bërë një kërkesë e...

Kumbaro nis inspektimin në jug/ Nuk ka tolerancë kur bëhet fjalë për fytyrën e Shqipërisë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në vijim të tureve inspektuese në bregdet, u ndal në Sarandë, shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Oltion...

Lajme të tjera

Web TV