Sot 1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, si lindi dhe historiku i kësaj dite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1 Maji është dita ndërkombëtare e punëtorëve. Pothuajse në të gjithë botën kjo ditë synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës. Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Historia e 1 majit

1 Maji lidhet ngushtë me protestat e përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, me 1 maj 1866, ku punëtorët kërkonin të drejtat e tyre në punë. Manifestimi masiv dhe madhështor u bë edhe një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1867.

Në vitin 1886, një demonstratë e madhe ndodhi në Amerikë, ku punëtorët kërkonin tetë orë punë. Megjithatë, shpejt demonstrata doli jashtë kontrollit dhe në Çikago dhe shumë njerëz u lënduan. Ky incident u bë i njohur si Çështja Haymarket dhe shënoi fillimin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Mbi 200 000 punëtorë, të mbledhur në sheshin qendror të Çikagos, do të nisnin grevat për të kërkuar të drejtat e tyre. Ndërkohë që gazetat do t’i vlerësonin ato si “absurde”. Vdekja e 7 policëve gjatë protestave, të nisura prej shumë ditësh, ishte shkaku i reagimit të Policisë së Çikagos ndaj lëvizjes së punëtorëve. Si pasojë e një bombe të hedhur nga forcat policore u vranë 8 udhëheqësit kryesorë të federatës së punëtorëve, duke e kthyer kështu majin në muajin e përkujtimit të përpjekjeve të punëtorëve për të fituar të drejtat e tyre.

Në vitin 1889, shumë parti socialiste në Evropë u mblodhën dhe vendosën të festojnë 1 majin si Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Kjo ditë na ndihmon të njohim kontributin e punëtorëve dhe klasës punëtore në zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit. 1 maji gjithashtu i nxit punëtorët të mësojnë për të drejtat e tyre dhe të ‘luftojnë’ për kushte pune më të mira./E.T

Të fundit

15 vite jashtë drejtësisë, Alfred Balla: Vendim i turpshëm i KPA, i drejtohem Strasburgut

Alferd Balla ka reaguar pasi KPA e përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Ai e konsideron një...

Argita në krye të PD-së? Kokalari nuk përmbahet: Nuk është pronë e familjes tënde

Evi Kokalari i ka dhënë një përgjigje ambicieve të Argita Malltezit për të qenë në krye të Rithemelimit, si pasardhëse e të atit të...

‘Çmendet’ moti në këtë vend/ Era e fortë rrëzon skelat në pallat, dëmtohen disa makina

Kosova është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme, ku nuk ka munguar era e fortë, stuhitë e shiut dhe të breshërit. Për shkak...

VIDEO/ Rumani, dy deputetët përleshen fizikisht teksa dalin nga Parlamenti

Dy deputetë rumunë u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin ditën e sotme teksa kanë dalë nga salla e Parlamentit. Në një video që qarkullon në rrjet...

Stefania Craxi dhe Argita Berisha: Dy modele të kundërta të baballarëve nën hetim

Nga Ylli Pata Argita Berisha deklaroi mbrëmë se është gati të marrë poste të rëndësishme në opozitën shqiptare. Një deklaratë e pritshme pas angazhimit të...

Lajme të tjera

Web TV