E bujshme/ Arbitri anglez Anthony Taylor do të gjykojë finalen e titullit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalja e madhe e “Final 4” në kampionatin “Abissnet Superiore” do të gjykohet nga një arbitër i huaj dhe me shumë eksperiencë në arenën Europiane.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur akordi, që finalja e madhe e “Final 4” ku do të përcaktohet edhe ekipi kampion i këtij sezonin në kampionatin “Abissnet Superiore” do të drejtohet nga gjyqtar anglez, Anthony Taylor.

Gjithashtu FSHF bën me dije se edhe ndihmësit e Anthony Taylor në finalen e madhe të 26 maj do të jenë të huaj dhe në ditët në vijim do të bëhen publike emrat e përzgjedhur.

Arbitri 45-vjeçar i cili mban prej kohësh stemën e FIFA-s, ka një karrierë të pasur në botën e futbollit pasi drejton takime të nivelit të lartë në Premier League, UEFA Champions League, UEFA Europa League etj.

Gjithashtu Anthony Taylor ka gjykuar edhe disa finale të rëndësishme, ku vlen të përmendet finalja e vitit të kaluar në UEFA Europa League, Sevilla – Roma, ndeshjen finale të FIFA Club World Cup në sezonin 2022/2023, Real Madrid – Al-Hilal, takimin final të UEFA Nations League të sezonit 2020/2021, Spanjë – Francë, sfidën finale të UEFA Super Cup  2020/2021, Bayern Munich – Sevilla etj.

Gjyqtari anglez së fundmi drejtoi edhe takimin e parë gjysmëfinal në UEFA Champions League, Borussia Dortmund – PSG.

“Final 4” është risia e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe FSHF i ka dhënë një rëndësi maksimale këtyre ndeshjeve, për ta përmbyllur në mënyrën e duhur edicionin futbollistik.

Të fundit

4 shenjat që një mashkull do të bëhet baba i shkëlqyer

Cilat janë shenjat që dikush do të bëhet një baba i mirë? 1.Ai merr përgjegjësi Kjo nuk duhet të jetë befasi....

17 Maj 1914/ Shqipëria dhe Greqia, nënshkruajnë Protokollin e Korfuzit

Më 17 maj 1914, midis përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe së ashtuquajturës qeverisë vorioepirote që drejtohej nga Zografi u nënshkrua një marrëveshje, e cila...

SPAK një film serial: “Hetimi vazhdon”

Nga Kastriot Kotoni Lundrimi në internet është bërë pjesë e jetës, si të thuash një modë e re që ka përfshirë të gjithë rruzullin tokësor,...

Politika e prishur e Britanisë po i dorëzon fëmijët në duart e kontrabandistëve

Qeveria po pengon ribashkimin e familjeve refugjate, por miratimi i një propozimi të thjeshtë mund ta ndryshojë këtë Alf Dubs Kur isha fëmijë, m'u desh të...

Riorganizimi i makinës së luftës së Putinit zbulon frikën e tij më të thellë

Duke lëvizur Sergei Shoigu dhe duke promovuar aleatët kryesorë, lideri rus po forcon kompleksin ushtarako-industrial që justifikon mbijetesën e tij Samantha de Bendern Kur ministri rus...

Lajme të tjera

Web TV