Efektet në perjudhë afatshkurtër/ Ekspertët:Nuk ka vend për panik nga vaksina AstraZeneca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratës së kompanisë AstraZeneca e cila pranoi për herrë të parë në gjykatë se vaksina e saj kundër ‘Covid’ shkakton mpiksjen e gjakut, ekspertët në Shqipëri thonë se nuk ka vend për panik.

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se pasi vaksina e cila u përdor në vendin tonë në 2021, tek mësuesit dhe pedagogët, si dhe një pjesë u dha për bluzat e bardha në Kosovë, efektet e saj nuk i jep në periudhë të gjatë kohore.

“Përsa i përket pjesës së trombozës me trombocitoninë kanë qenë të raportuara në 2021 këto raste kur kjo vaksinë përdorej. Por është një ndërlikim shumë i rrallë e para dhe e dyta është që është afatshkurtër, nëse do të ndodhte do të ndodhte në atë periudhë kur janë bërë vaksinat. Pra është afatshkurtër gjëja që ndodh. Për të qetësuar njerëzit, që nëqoftëse kanë bërë një vaksinë në 2021, tani në 2024 ky lloj efekti nuk shkon. O ka ndodhur ose mbyllet këtu”, tha ai.

Por për të patur raporte dhe statistika zyrtare jo vetëm për efektet e vaksinave, por edhe barnat që qarkullojnë në Shqipëri, Alimehmeti thotë se duhet të ngrihet si strukturë farmakovigjilenca.

“Në Shqipëri farmakovigjilenca nuk ekziston. Pra nuk kemi ne raporte as për efektin e barnave, as për efekte vaksinash. Qofshin këto pozitive apo negative. Sistemi i farmakovigjilencës duhet ngritur me urgjencë për këtë vaksinë apo mijëra produkte farmaceutike që ne përdorim përditë në rutinën tonë, barna të rimbursueshëm apo jo”, tha ai.
Kjo strukturë, sipas mjekëve do të ndihmojë vendin edhe për çdo rast tjetër të ngjashëm që mund të ndodhe vite më pas. Shqipëria nisi aplikimin e vaksinës antiCovid AstraZeneca më 13 Mars të vitit 2021./    S.M

Të fundit

U ftua nga Big Brother Vip Albania?/ Massimiliano Varrese e konfirmon me këtë video

Ftesa ose jo e “Big Brother Vip Albania” për të, është përfolur kudo në rrjet. Mirëpo, me një video-mesazh...

Nuk ndalet Robert Berisha, sulmon publikisht Xhensila Myrtezajn

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike, veçanërisht lidhur me menaxherin...

Mbidozë ilaçesh, çfarë po ndodh në spitalin e Elbasanit? 3 persona në gjëndje të rëndë

Tre persona janë paraqitur pasditen e 16 majit pranë spitalit Rajonal të Elbasanit brenda pak orësh, Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së...

Paraqitet sërish në SPAK për “Sterilizimin” Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në SPAK. Beqaj, është zyrtarisht i pandehur për dosjen e sterilizimit. SPAK ka dyshime për...

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”, Basha ngre akuza ndaj qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e djeshme në Kuvend për...

Lajme të tjera

Web TV