Natyrës i duhen miliarda vjet/ Shkencëtarët bënë një diamant në 150 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët ishin në gjendje të krijonin një diamant në vetëm 150 minuta edhe pse dihet mirë se diamantet natyrore kërkojnë miliarda vjet, presione ekstreme dhe temperatura thellë nën tokë.

Metoda e re shkencore bazohet në një përzierje të metaleve të lëngëta dhe rezultati i procesit është krijimi i një diamanti artificial në pak minuta.

Diamante të tillë formohen në një temperaturë prej 1025 gradë Celsius, në një vlerë presioni prej një atmosfere, e cila është e barabartë me presionin që ndjejmë në nivelin e detit, shkruan Science Alert.

Ekipi që qëndron pas qasjes inovative, i udhëhequr nga studiues nga Instituti i Shkencave Bazë në Korenë e Jugut, është i bindur se procesi mund të përshpejtohet për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në prodhimin e diamanteve sintetike.

Shndërrimi i karbonit në metal të lëngshëm që përdoret për të bërë diamant nuk është diçka e re, General Electric i përdori këto procese qysh gjysmë shekulli më parë duke përdorur sulfur hekuri të shkrirë.

Ulja e presionit u arrit duke përdorur një përzierje të zgjedhur me kujdes të metaleve të lëngëta: galium, hekur, nikel dhe silikon. Një sistem vakum u ndërtua brenda shtresës së grafitit që ngrohte shumë shpejt dhe më pas ftohte metalin ndërsa ishte i ekspozuar ndaj një kombinimi të metanit dhe hidrogjenit.

Këto kushte lejojnë që atomet e karbonit nga metani të përhapen në metalin e shkrirë, duke vepruar si fara për diamantët. Pas vetëm 15 minutash, fragmente të vogla kristalesh diamanti u ekstruduan nga metali i lëngshëm nën sipërfaqe, ndërsa dy orë e gjysmë ekspozim prodhoi një film të vazhdueshëm diamanti.

Procesi i përdorur aktualisht për të krijuar shumicën e diamantëve sintetikë zgjat disa ditë dhe kërkon presione shumë më të larta. Nëse optimizohet, kjo teknikë e re mund të përshpejtojë dhe lehtësojë ndjeshëm prodhimin e diamanteve sintetike./kb

Të fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, automjeti përfundon mbi trafikndarësen

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në autostradën “Tiranë-Durrës”. Një automjet tip “Opel” ka dalë nga...

Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit

Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës takohen  sot në Strasburg në sesionin vjetor me rastin e 75-vjetorit të themelimit...

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Një moment epik ka ndodhur dje në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit të Zi. Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishte...

U ftua nga Big Brother Vip Albania?/ Massimiliano Varrese e konfirmon me këtë video

Ftesa ose jo e “Big Brother Vip Albania” për të, është përfolur kudo në rrjet. Mirëpo, me një video-mesazh të publikuar së fundmi, artisti...

Nuk ndalet Robert Berisha, sulmon publikisht Xhensila Myrtezajn

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike, veçanërisht lidhur me menaxherin...

Lajme të tjera

Web TV