Shqipëria, e para në Europë për pasagjerët nga ajri. ACI: Shënoi rritje me mbi 233%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe për muajin Mars, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të fluksit të pasagjerëve nga ajri.

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve e vendos vendin tonë në krye të listës së 47 shteteve për muajin që lamë pas, me një rritje prej 233%, krahasuar kjo me po të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Ky fluks i lartë vizitorësh nga ajri në Shqipëri ka lënë pas vendet më me traditë në fushën e turizmit, si Spanjën, Italinë apo Greqinë.

Një renditje e tillë është komentuar në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Rama i cili thotë se flukset e turistëve u shërbejnë shqiptarëve pasi të ardhurat që vijnë prej tyre përdoren për të rritur pagat e investimet.

“Kjo është arritje e Shqipërisë dhe gjithë këta që vijnë duke u shtuar i bëjnë jehonë pozitive vendit tonë, kur kthehen në vendet e tyre, prandaj kush s’e do qeverinë le ta shajë sa të dojë, po nuk ka pse të mos gëzohet për Shqipërinë kur e vërteta flet kaq qartë si në këtë rast”, tha Rama.

Sakaq, nga Janari deri në Mars në vendin tonë hynë mbi 1.5 milion të huaj, 43% më shumë sesa vjet.

Krahas vendeve të rajonit që janë grupi më i madh i të huajve të ardhur në Shqipëri, nga vendet e Europës, italianët mbajnë vendin e parë për numrin të lartë të turistë nga Janari në Mars. Vendin e dytë e mbajnë të huajt nga Anglia, pasuar nga Turqia dhe Gjermania./ S.M

Të fundit

U ftua nga Big Brother Vip Albania?/ Massimiliano Varrese e konfirmon me këtë video

Ftesa ose jo e “Big Brother Vip Albania” për të, është përfolur kudo në rrjet. Mirëpo, me një video-mesazh...

Nuk ndalet Robert Berisha, sulmon publikisht Xhensila Myrtezajn

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike, veçanërisht lidhur me menaxherin...

Mbidozë ilaçesh, çfarë po ndodh në spitalin e Elbasanit? 3 persona në gjëndje të rëndë

Tre persona janë paraqitur pasditen e 16 majit pranë spitalit Rajonal të Elbasanit brenda pak orësh, Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së...

Paraqitet sërish në SPAK për “Sterilizimin” Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në SPAK. Beqaj, është zyrtarisht i pandehur për dosjen e sterilizimit. SPAK ka dyshime për...

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”, Basha ngre akuza ndaj qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e djeshme në Kuvend për...

Lajme të tjera

Web TV