Brazili në mëshirë të motit të keq/ 56 të vdekur dhe 67 të zhdukur nga përmbytjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 56 persona dhe kanë zhdukur 67 të tjerë të sipas të dhënave të fundit të publikuara, këtë të shtunë nga agjencia e mbrojtjes civile.

Sipas autoriteteve të Rio Grande do Sul, pothuajse 25,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi stuhitë goditën më shumë se gjysmën e 497 qyteteve në këtë shtet që kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.

Rrugët dhe urat u shkatërruan nga ujërat në shumë zona. U shkaktuan gjithashtu rrëshqitje dheu dhe u shemb pjesërisht një digë në një hidrocentral të vogël. Ekziston edhe rreziku i shembjes së një dige të dytë, në qytetin e Bento Gonçalves.

Në Porto Alegre, kryeqyteti i Rio Grande do Sul, lumi Guaiba ka vërshuar duke përmbytur rrugët. Aeroporti Ndërkombëtar i Porto Alegre pezulloi të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar.

Guvernatori i shtetit Eduardo Leyte u tha gazetarëve se numri i të vdekurve mund të rritet. Në pjesët veriore të shtetit këtë të shtunë priten sërish reshje shiu dhe autoritetet u kanë bërë thirrje atyre që jetojnë në komunitetet në rrezik të kërkojnë strehim diku tjetër./kb

Të fundit

Zbulohet misteri më shumë se 4000-vjeçar: Si u ndërtuan piramidat e Gizës?

Shkencëtarët besojnë se më në fund kanë zbardhur misterin e ndërtimit të piramidave në Egjiptin e lashtë, të cilat...

“Nuk donte të liroheshin të burgosurit politikë”/ Reagon Berisha: Rama shpifës

Kryeministri Edi Rama në Podcastin e tij, ku kishte të ftuar këngëtarin Frederik Ndoci, tha ndër të tjera se Sali Berisha nuk donte që...

Dhunoi vajzën adoleshente, e pëson keq babai 40-vjeçar

Policia në Devoll ka proceduar penalisht sot një 40-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij adoleshente. “Komisariati i Policisë Devoll referoi...

A e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? Efi habit me përgjigjen

Në një kohë kur spekullimet dhe debatet rreth finalisteve të Big Brother VIP Albania po marrin vrull, duket se ish-banorja Efi Dhedhes ka një...

Erjola Doçi reagon sërish pas daljes nga shtëpia e BBV dhe ka dy fjalë për ndjekësit

Erjola Doçi ka reaguar në rrjetet e saj sociale për herë të parë që nga largimi nga BBVIP. Ajo ka falënderuar të gjithë mbështetësit...

Lajme të tjera

Web TV