“Java e Evropës” nis nga Shkodra, ambasadori i BE-së Gonzato ka një mesazh për të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Java e Evropës 2024” u çel sot në brigjet e liqenit të Shkodrës, në Shirokën piktoreske.

Në aktivitetin e çeljes së javës së Evropës ishin të  pranishëm qytetarë të shumtë që në këtë ditë të mbushur me aktivitete festuan gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe të drejtat e njeriut.

Ambasadori i bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato përshëndeti këtë event duke u shprehur se është kënaqësi që Java e Evropës po çelet në Shkodër.

“Është vërtetë kënaqësi sepse sot kemi dhe panairin e BE dhe kemi 3 tema kryesore mbi të cilat do të fokusohemi, të cilat janë gjithëpërfshirja, larmishmëria në shoqëri dhe të drejtat e njeriut”, tha Gonzato.

“Janë 3 vlera kryesore të cilat ne dëshirojmë t promovojmë gjatë javës së Evropës në vitin 2024. Roli i delegacionit Evropian është që ne ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE, për t’u bërë shtet anëtar. Por që Shqipëria të bëhet shtet anëtarë do të duhet të ndryshojnë shumë gjëra. Do të duhet që vendi të modernizohet më tej, do të duhet që edhe infrastruktura të ndryshojë, gjithashtu edhe standardet të përmirësohen”, tha më tej Gonzato.

Ndërsa nën/kryetari i bashkisë së Shkodrës, Onid Bejleri në fjalën e tij tha se, “destinacioni, jo vetëm i qytetit tonë, por i komplet Shqipërisë është Evropa, destinacion i cili në këtë rrugëtim është i pamundur të bëhet pa ndihmën e miqve dhe partnerëve tonë evropianë”.

Dita filloi me performanca artistike dhe një panair, me një instalacion video 360 gradë ku të pranishmit mund të krijonin video unike dhe t’i  ndanin ato në kohë reale në rrjetet sociale.

Pjesëmarrësit morën pjesë në diskutime dhe  shijuan përvoja interaktive gjatë gjithë ditës.

Lexo edhe :  Mbërrin në Shqipëri sekretari britanik David Cameron

Me daljen e hënës, mbrëmja do të gjallërohet me një DJ set nga Geri Syka, e ndjekur nga shfaqja e filmit “Catwalk” në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë./kb

Të fundit

FOTO/ Piktori më i vogli në Guinness, 1-vjeçari hyn në librin e rekordeve

Një vogëlush në Ghana është cilësuar si piktori më i ri në botë. Nëna e tij ka shprehur për...

“Edhe Bora ka më shumë ‘k’ se kryeministri”, habit Neda Balluku: Është më…

“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej...

Pse Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk prodhojnë një figurë alternative në opozitë?

Nga Ylli Pata Qëndrimi i gjatë në pushtet i mazhorancës socialiste dhe i fuqisë elektorale të Edi Ramës ka sjellë në qendër të diskutimeve fuqinë...

Kostoja e jetesës në Tiranë/ Jetojmë si në Europë dhe paguhemi si në Ballkan

Tirana është kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon. Numbeo, që mat indeksin e kostove të jetesës sipas kryeqyteteve në botë, përcakton se në fillim...

“Albania”, Shqipëria drejt Euro 2024, kënga zyrtare e kuqezinjve në Gjermani

Shqipëria synon të bëjë paraqitje sa më dinjitoze në Euro 2024, në premierën e kompeticionit më të rëndësishëm për shtete në Europë. Federata Shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV