“Kisha konflikte me gruan, por fëmijët nuk i kam prekur”, zbardhet dëshmia e burrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kam pasur konflikte me bashkëshorten, por fëmijët nuk i kam dhunuar”, kështu ka deklaruar në dëshminë e tij dhënë para policisë së Shkodrës Ergys Arazi pasi gruaja e tij Alma Arrazi u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët pasi dhunohej, por edhe tradhtohej nga bashkëshorti.

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të 9-vjeçares e cila u gjet e pajetë në lumin Buna, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

E mitura dyshohet se u vetëmbyt së bashku me të ëmën, Alma Arrazin, motrën e saj 8-vjeçare dhe vëllain 2-vjeçar. Këta të fundit nuk janë gjetur ende ndërsa kërkimet nga polumbarët vazhdojnë.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

"Kisha konflikte me gruan, por fëmijët nuk i kam prekur",

Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen në Shkodër. Babi Ergdys Arrazi ushtronte dhunë në familje dhe dyshohet se vajza 9-vjeçare është vetëmbytur në lumin Buna.

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje. Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës./   S,M

Të fundit

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me të rinjtë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste. Rama ka ndarë disa momenti nga takimi me...

A e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? Efi habit me përgjigjen

Në një kohë kur spekullimet dhe debatet rreth finalisteve të Big Brother VIP Albania po marrin vrull, duket se ish-banorja Efi Dhedhes ka një...

Lajme të tjera

Web TV