“Nuk jam në standartin e Liverpoolit”, Klopp: Ky profesion kërkon 100% çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jurgen Klopp, rikthehet të flasë mbi vendimin për të lënë Liverpoolin në fundin e sezonit aktual. Gjermani theksoi se është një person që profesionit të tij i dedikohet në maksimum dhe se për vitin tjetër, ndjente se nuk do të mund ta bënte diçka të tillë dhe se kishte nevojë për pushim.

“Unë jam një person që i dedikohem në masën 100% asaj që bëj. E dija shumë mirë se nëse nuk do ta merrja vendimin për t’u larguar në këtë moment, atëherë sezoni tjetër do të ishte shumë i “turbulluar”.

Më lodhte vetëm ideja për një tjetër fazë parapërgatitore në verë dhe qëllimi për të marrë vendime shumë të rëndësishme. Për këtë profesion duhet të jesh në kulmin e energjisve çdo ditë, 80% nuk mjafton. Ky profesion është një punë që kërkon dedikim 24 orë për shtatë ditë të javës.

E di që në jetë ka gjëra më të rëndësishme, por nëse ky profesion të intereson atëherë duhet të bësh maksimumin. Kam vite që e bëj rolin e trajnerit dhe e di se vitin tjetër nuk do të mund të isha në standartin e Liverpoolit”, u shpreh Klopp.

Të fundit

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Lajme të tjera

Web TV