“Ai i adhuronte fëmijët”/ Flasin familjarët e Ergys Arrazit: Punonte gjithë ditën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbytja e 9-vjeçares, dhe dyshimi se të njëjtin fat kanë pasur edhe nëna, motra e vëllai i saj më i vogël, ka tronditur dhe pikëlluar opinion publik.

Sot do të përcillet drejt banesës së fundit vogëlushja, trupi i së cilës u gjet dje nga një peshkatar i zonës.

Po ashtu ajo mëson se familjarët e bashkëshortit të Alma Arrazit deklarojnë se Ergysi nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj fëmijëve dhe se i adhuronte ata.

Ata pohojnë se çifti kanë pasur probleme mes tyre, por se Ergys Arrazi nuk i keqtrajtonte.

“Ai i adhuronte fëmijët. Nuk do t’i bënte kurrë keq atyre. Punonte gjithë ditën në servis celularësh që t’i çonte në shkollë private. Me nusen mund të kishte probleme, por ajo kurrsesi nuk duhet t’ua bënte këtë fëmijëve. Këtë nuk ja falim”.

Ata pohojnë se çifti është njohur me dashuri dhe kanë kaluar shumë mirë, por prej kohesh nusja merrte ilaçe tek ambulanca e lagjes për gjendjen e saj jo të qetë emocionale.

Ndërkohë kërkimet vijojnë për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, por ende pa rezultat.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë ku shihet Alma Arrazi me 3 fëmijët duke pirë kafe në një lokal pranë urës së Bunës. Por më pas nuk është kapur në asnjë kamera sigurie./   S.M

Të fundit

Horoskopi ditor, 19 Maj 2024

Dashi Dielli dhe Hëna do ua bëjnë gjërat shumë të vështira sot dhe do e keni të vështirë t’i arrini...

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra kuqezi u mposht 3-1 nga...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

Lajme të tjera

Web TV