Tragjedia në Shkodër, sociologu : Krimi një “bukë” e përditshme në shoqërinë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sociologu Gëzim Tushi e ka cilësuar si ndër më të rëndat, ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrizi u hodh në lumin Buna së bashku me 3 fëmijët e saj, pasi dyshohet se ndaj tyre ushtrohej dhunë fizike dhe psikologjike nga kryefamiljari.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Tushi u shpreh se intensiteti i krimit në shoqëri dhe në familje, është shtuar në përmasa të frikshme.

Sipas Tushit, dhuna ka marrë përmasa të jashtëzakonshme në familjet shqiptare.

“Padiskutim kjo ngjarja e sotme, kam përshtypjen është nga më të rëndat, niveli i kriminalitetit në këtë rast ka arritur në kulme që duhet të përbëjë një kambanë alarme për shoqërinë shqiptare  e cila ka tre dekada, por sidomons në dekadën e fundit, intensiteti i krimit në shoqëri është shtuar në përmasa të frikshme, anormale. Vrasja dhe vetëvrasja janë kthyer në fenomene të zakonshme të jetës së sotshme të shoqërisë. . Unë mendoj që ngjarja e sotme, është e përmasave të frikshme dhe besoj se analiza policore do e zbardhë, por e rëndësishme është që ndodhi përballë një ngjarje, të një akti suicit, të vetëvrasjes kolektive, të nënës bashkë me fëmijët. Natyrisht që ka një shkak, as nëna nuk ka qenë me probleme të shëndetit mendor, as fëmijët. Unë mendoj se duhet të gjykojmë përtej rastit. Përditë po dëgjojmë akte të vrasjes. Shoqëria shqiptare është molepsur, krimi është bërë një bukë e përditshme. Jo vetëm që ne po mësohemi, por shoqëria shqiptare është indiferente ndaj fenomeneve të tilla. Çfarë ka shoqëria shqiptare? Ky është problemi, se çfarë do të bëjmë ne pastaj?

Viktimat nuk gjykohen, as nuk paragjykohen. Precedenti është i dënueshëm. Nuk mund të justifikojmë që nëna vret veten dhe fëmijët e saj për të gjitha llojet e arsyeve. Unë do të thoja, duhet t’i themi shoqërisë shqiptare, që gjenden në situata analoge të ngjashme, sot niveli i dhunës në familjen shqiptare, ka marrë përmasa alarmante, shqetësuese. Pjesa më e madhe e krimit, vrasjeve dhe vetëvrasjeve burojnë nga marrëdhëniet e destrukturara në familje. Kemi arritur deri në krime të caktuara. Familja është bërë çerdhja kryesore e krimit në shoqërinë shqiptare.

Lexo edhe :  “Mësues për Greqinë”/ Zv. ministrja: Proces shumëvjeçar, nisma në të gjithë shtetin grek

Nuk mund të them që në perëndim nuk ka konflikte të tilla, megjithatë, problemi është si i zgjidhim ne problemet? Problemet në shoqërinë shqiptare zgjidhen ose me krim, ose me vetëvrasje. Kjo është një lloj hakmarrje egoiste, unë po iki me fëmijët, por kjo nuk është zgjidhje. Por ajo që duhet të bënte e ndjera, nuk është kjo rruga. Edhe sikur të ketë arsye të papërballueshme, njeriu duhet të gjejë forcën.

Familja shqiptare ka filluar të bëhet një familje egoiste. Familja nuk duhet t’i humbasë fuksonet, duhet të investohet shumë për familjen”, theksoi ai./kb

Të fundit

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Lajme të tjera

Web TV