Verstappen: “I lumtur për fitoren e Norris, duhet të mësojmë nga McLaren”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Max Verstappen nuk shkoi më shumë se vendi i dytë në Çmimin e Madh të Miamit, duke iu dorëzuar McLarenit të Lando Norris. Holandezi, pati disa probleme me RedBullin e tij ndërsa pas garës e pranoi se kundërshtari i tij ishte më i shpejtë. Megjithatë, tre herë Kampioni i Botës theksoi se ndodh që edhe skuderia e tij apo ai vetë të jetë në një ditë të keqe.

“Në Formula 1 herë fiton dhe herë të tjera humbet, ne jemi mësuar me këtë sport. Kështu ndodh në gara apo jo? Ishte një ditë jo edhe aq e mirë, nuk ndjehesha në rehati me gomat e mesme. Po fitonim kohë, por jo ashtu siç unë dëshiroja. Pastaj u futa në “pit-stop” dhe mësova se McLaren po regjistronte kohë shumë të shpejta.

Ata më pas kaluan te gomat e forta dhe u bënë edhe më të shpejtë, veçanërisht Norris, ai po “fluturonte”. Ishte pak e vështirë për ne, por nëse një ditë e keqe përkthehet me vendin e dytë, atëherë nuk ka problem. Nga ana tjetër, jam shumë i lumtur për Norris, kishte kohë që ishte bërë fati për të fituar.

Jam i bindur se kjo nuk do të jetë fitorja e tij e vetme. Ai e meritoi plotësisht triumfin në Miami. Pashë që McLaren kishte punuar mirë, ndaj ne duhet të bëjmë më shumë nga tani e në vazhdim. Nuk ishte fundjava jonë sa i takon ritmit, pasi nuk kishim atë të duhurin, por do ta analizojmë dhe do të rikthehemi më të fortë”, u shpreh Verstappen.

Sa i takon kalendarit, gara e radhës në Formula 1 është ajo në Emilia Romagna në fundjavën e 17-19 maj.

Të fundit

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Lajme të tjera

Web TV