Bota nuk ndryshon…!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

E vetmja gjë e sigurt që dimë sot, është fakti absolut që njeriu është i vdekshëm.

Bota nuk ndryshon, dhe ne po na duket sikur e ndryshojmë ne. Jo. Bota nuk ndryshon dot nga ne me anë të mendjes njerëzore.  Bota, si gjithësi, është e ndërtuar prej forcash që ne nuk i njohim dot. Prandaj, ne vetëm i konstatojmë. Të gjitha konstatime janë: edhe planetet, edhe galaktikat, por konstatimi nuk është krijim.

Krijimi është ndërtim. Dhe jeta ecën, e ne kalojmë nëpër breza. Dhe asgjë e re: yjet janë ata, hëna është ajo, dielli është ai që ka krijuar këtë sistem të vogël diellor, por, neve na mban në kohë mendja. Ajo na mban edhe me fantazi, por edhe konkretisht, kurse jetën njerëzore nuk e drejtojmë dot ne.

Dhe jemi të mundur në hapësirë, se jemi shumë të vegjël për ta arritur atë në thelbin e saj, por jeta jonë ecën, dhe fantazinë tonë e kënaq arti, shkenca që kemi krijuar dhe fjala që na ka dhënë mendimin, komunikimin, idetë dhe poezinë.

E pra, ne kemi fituar fjalën, dhe, në raport me mendimin, ajo na ka krijuar shkencën dhe poezinë,  poezia na nxit fantazinë deri nëpër hapësirë, dhe poetikisht neve na duket sikur kemi pushtuar gjithçka. Në fakt, ende s’kemi pushtuar dot gjë.

Dhe jeta jonë, pikërisht për këtë fakt, e përgënjeshtron fantazinë tonë: por ne e shohim qartë që ende jemi nën sundimin e individëve të paditur; dhe ecim me shpresën e poezisë: ata na vrasin, na hedhin nëpër luftëra, dhe ne ende shpresojmë se do të ngjitemi në lartësitë e galaktikave, dhe për t’u ngushëlluar kemi krijuar konceptin e Zoti, dhe, pas saj, edhe besimin ndaj tij si ngushëllim.

Dhe ja, shumica absolute e njerëzimit i luten Zotit… Sepse kanë frikë, sepse janë ato forcat mistike të gjithësisë që na trembin me frikë, dhe mbrohemi në abstraksion me forcën e Zotit. Kurse jeta kërkon më shumë garanci.

Lexo edhe :  Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Por, a do ta japë shkenca në zhvillimin e saj permanent këtë siguri që kërkon njerëzimi? Jo. Sepse nuk e largon dot vdekjen. E pra, frika nga madhështorja e hapësirës pa fund nuk mund t’i largohet njeriut, sepse njeriu e di që do të vdesë. E pra, kur e di këtë, pse i duhen luftrat, vrasjet, bombat e tmerrshme që ndjellin vdekjet masive?!!!

Sepse njerëzimi është ende në një mendje të vogël primitive, dhe shumë i vogël e deri në hiç në krahasim me gjithësinë. Por, a do ta arrijë njeriu mendimin universal që të ecë me ritmin e hapësirës së pafundme? Jo. Sepse mendja jonë është e kufizuar. Kjo mjafton për t’u kujtuar se gjithmonë do të jemi kështu: një “vogëlsirë përpara hapësirës së pafundme”, prandaj dhe njeriu gjithmonë do të jetë vijimisht i pushtuar nga frika e vdekjes.

Po përjetësia?

Aaa, ajo sigurisht që do ta ndryshonte të gjithë atë që kam shkruar më lart… Por, a do ta arrijë ndonjëherë njeriu përjetësinë? Sot për  sot nuk e themi dot. E vetmja gjë e sigurt që dimë sot, është fakti absolut që njeriu është i vdekshëm. Por, ama, ky fakt ka krijuar gjithçka në jetën tonë. Dhe prandaj njeriu gjithmonë mendon kryesisht dhe vazhdimisht për raportin midis jetës dhe vdekjes.

Por, ky raport është njëherësh edhe raport individual, por edhe raport për të gjithë jetën në tokë. Sepse vdekja e mund jetën, dhe mendja njerëzore, ndryshe nga kafshët, e di këtë dhe prandaj i imponon njeriut frikën ndaj vdekjes, dhe vetë frikën si fenomen mbarë-njerëzor. Ja, këtë fakt e ka kapur mendja njerëzore, por kjo nuk ka lidhje me përjetësinë, por deri tani ka lidhje vetëm me frikën ndaj vdekjes./   S.M

Të fundit

10 pyetje që duhet t’i bëni vetes përpara se të bashkëjetoni

Përveç anës emocionale të marrëdhënies, ka një sërë çështjesh praktike që nuk duhen nënvlerësuar dhe të cilat duhet të...

Plagoset me thikë 16-vjeçari në Sarandë/ Identifikohet autori, shpallet në kërkim

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar. I mituri u...

Si përvetësoi grupi italo-shqiptar 31 restorante në Firence

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga rrjeti italo-shqiptar që kishte mundur “të shtinte në dorë”, 31 restorante dhe 2 hotele në një...

Rritet çmimi për turistët që duan të marrin ashensorin për në Kullën Eiffel!

Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eiffel për të mbledhur më shumë para për restaurimin e kullës, pasi...

Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘post Big Brother’, Liço: Arsyet nuk i dimë, ndoshta…

Pas finales së të shtunës në BBVIP3, ku u shpall fituese aktorja Egla Ceno, këtë të martë po mbahet një “Post Big Brother Vip”. Në...

Lajme të tjera

Web TV