Dominimi i dy markave: Cilët janë telefonat më të shitur në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lista e 10 modeleve të smartfonëve më të shitur globalisht në tremujorin e parë të 2024 dominohet nga produktet Apple dhe Samsung, sipas raportit të fundit nga agjencia Counterpoint Research.

Vendin e parë për sa i përket shitjeve e ka zënë modeli iPhone 15 Pro Max me 4.4 për qind, i ndjekur nga iPhone 15 me 4.3 për qind, iPhone 15 Pro me 3.7 për qind dhe iPhone 14 me 1.9 për qind.

Vendet e pesta, të gjashta dhe të shtatë u zunë nga produktet Samsung Galaxy S24 Ultra, Galaxy A15 5G dhe Galaxy A54.

Lista mbyllet nga iPhone 15 Plus dhe telefonat Galaxy S24 dhe Galaxy A34 të Samsung.

Ky është tremujori i parë në të cilin të 10 telefonat inteligjentë më të shitur kanë mbështetur rrjetin 5G.

Përveç kësaj, vërehet një trend në rritje në popullaritetin e telefonave më të shtrenjtë, pasi shtatë nga 10 modelet më të shitura i përkasin kategorisë “premium”, që do të thotë se çmimi i tyre me shumicë është më i lartë se 558 euro.

Konsumatorët shpesh zgjedhin telefonat inteligjentë të nivelit të lartë sepse duan që pajisjet e tyre të qëndrojnë teknologjikisht të rëndësishme për një kohë të gjatë, thuhet në raport./   S.M

Të fundit

10 pyetje që duhet t’i bëni vetes përpara se të bashkëjetoni

Përveç anës emocionale të marrëdhënies, ka një sërë çështjesh praktike që nuk duhen nënvlerësuar dhe të cilat duhet të...

Plagoset me thikë 16-vjeçari në Sarandë/ Identifikohet autori, shpallet në kërkim

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar. I mituri u...

Si përvetësoi grupi italo-shqiptar 31 restorante në Firence

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga rrjeti italo-shqiptar që kishte mundur “të shtinte në dorë”, 31 restorante dhe 2 hotele në një...

Rritet çmimi për turistët që duan të marrin ashensorin për në Kullën Eiffel!

Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eiffel për të mbledhur më shumë para për restaurimin e kullës, pasi...

Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘post Big Brother’, Liço: Arsyet nuk i dimë, ndoshta…

Pas finales së të shtunës në BBVIP3, ku u shpall fituese aktorja Egla Ceno, këtë të martë po mbahet një “Post Big Brother Vip”. Në...

Lajme të tjera

Web TV