Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e gruas dhe 3 fëmijëve, burg për Ergys Arrazin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Ergys Arrazin. Ai akuzohet për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”.

Arrazi mbërriti në gjykatë ndërsa mbante një kapuç për t’ju shmangur mediave. 31 vjeçari u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

Trupi i Alma Arrazit dhe djalit të vogël 3 vjeçar u gjetën sot ndërsa vajza e vogël 8 vjeçare u gjet pasditën e së hënës. Në fundjavë, një peshkatar gjeti edhe trupin e vajzës së madhe 9 vjeçare.

Prokuroria e Shkodrës, në një deklaratë për shtyp të hënën, deklaroi se Alma Arrazi është takuar me kunatën e saj në një lokal në lagjen “Iliria” në Shkodër, pasditen e datës 2 maj. Më pas, sipas dëshmisë se kunatës, rreth orës 20:10, gruaja ka dalë nga lokali dhe ka marrë rrugën drejt Urës së Bunës.

Sipas prokurorisë, 39 vjeçarja ka ndërmarrë aktin ekstrem së bashku me fëmijët për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore nga ana e partnerit të saj Ergys Arrazi, duke prekur rëndë dinjitetin e saj./kb

Të fundit

Vizita e Cameron në Shqipëri, Meta: Shumë sekretarë kanë ardhur e ikur, por …

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat komentoi edhe vizitën e sekretarit të Jashtëm...

Lordi Cameron në Tiranë/ Vizitë javës tjetër, në fokus emigracioni dhe antikorrupsioni

Lordi David Cameron do të vizitojë Tiranën në 22 Maj. Sekretari i jashtëm britanik do të zhvillojë takime me Kryeministrin Rama, Presidentin Begaj dhe...

Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka përmbyllur vizitën në Japoni me një takim me komunitetin shqiptar në Tokio. Ndërsa ka publikuar foto...

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin…

Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa,...

“Rihapen aplikimet për kredi të lehtësuara”/Koçiu jep lajmin për mjekët dhe infermierët

Shumë shpejt do të rihapen aplikimet për kredi për shtëpi me zero interes për mjekët dhe infermierët. Lajmin e bën të ditur Ministrja e...

Lajme të tjera

Web TV