Rama: Kur erdhëm në pushtet vendi ishte në periudhën më të errët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin e deputetëve të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, ku do të flasë për adresimet për qeverisjen, ligjin dhe korrupsionin. Rama tha se e mori drejtimin e vendit në 2013, kur vendi ishte në periudhën më të errët pas vitit 1997.

‘Bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve. Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve të cilët na kanë votuar besuar dhe mbështetur në gjithë këto vite. Unë nuk do të ndalem as te gjysmë të vërtetat, as tek shpifjet apo akuzat e rreme. Sot do të përqendrohem vetëm tek të vërteta që lidhen me mirëqeverisjen korrupsionin dhe sundimin e ligjit në Shqipëri 10 vote qysh se ne jemi në detyrë.

Kur shqiptarët na votuan masivisht për të na dhënë mandatin e parë Shqipëria ishte në pikën më të ulët pas ’97. Rendi ishte përtokë. Krimi kishte fituar qetësinë e veprimtarisë së tij në një lojë syllambyllas me shtetin. Vjedhjet ishin kudo. Kërkesa e parë e qytetarëve ishte siguri, siguri, siguro. Korrupsioni harbonte rrugëve në çdo kontakt të qytetarit me shtetin. Qytetarët jepnin ryshfet edhe duke nxjerrë para edhe për një certifikatë.’- tha Rama./    S.M

Të fundit

Moti i nxehtë, bregdeti i Vlorës ‘pushtohet’ nga pushuesit

Vlora mbetet destinacioni kryesor për turistët vendas dhe të huaj. Qyteti bregdetar ka çelur tashmë zyrtarisht sezonin ndërsa edhe...

Ik në Mamurras

Nga Edison Ypi Jeta vetëm me ledhatime, përqafime, puthje, pjerdhje, ahengje, nuk është jetë, është Ferr. Ik diku ku ndodhin vakira serioze, të vërteta, të...

OKB: Mungesa e ndihmës humanitare mund të ketë pasoja apokaliptike në Rripin e Gazës

Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare, Martin Griffiths, thotë se mbytja e ndihmës që arrin në Gaza kërcënon një rezultat “apokaliptik” ndërsa...

“Shqipëria konkurron Kroacinë”/ Gazeta britanike: Pushime me çmime më të lira

Shqipëria vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja për potencialet turistike. Së fundmi e përditshmja britanike “The Bolton News” e rendit vendin tonë...

Vizita e Cameron në Shqipëri, Meta: Shumë sekretarë kanë ardhur e ikur, por …

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat komentoi edhe vizitën e sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, i cili...

Lajme të tjera

Web TV