Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në tre vjet, por ushqimet mbeten të shtrenjta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm gjatë këtij viti. INSTAT bëri të ditur se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit zbriti në 2.1% në prill, nga 2.3% që ishte muajin e mëparshëm dhe 4.6% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i ulët i inflacionit që nga maji i vitit 2021, kur ekonomia vendase dhe globale po rikuperohej nga pandemia.

Më pas, çmimet nisën rritjen, si rrjedhojë e problematikave që u shkaktuan në zinxhirin e furnizimit nga pandemia. Në 2022 shtrenjtimi u përshpejtua dhe më tej si rrjedhojë e pasojave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës në tregjet globale të energjisë e ushqimeve.

Në tetor 2022, inflacioni në vend arriti në 8.3%, niveli më i lartë nga viti 1998, kur vendi vuajti pasojat e piramidave. Në 2023 rritja e çmimeve u lehtësua për tu ngadalësuar ndjeshëm në pjesën e parë të 2024-s, e ndihmuar dhe nga rënia e inflacionit në Europë, që është dhe partneri ynë kryesor tregtar.

Në përpjekje për të luftuar inflacionin, Banka e Shqipërisë që ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve shtrëngoi politikën monetare, duke rritur normën bazë nga 0.5% në mars 2022 në 3.25% aktualisht. Tashmë inflacioni ka zbritur nën objektivin e shënjestruar prej 3% të bankës së Shqipërisë, por kjo e fundit nuk e ka nisur ende politikën lehtësuese monetare.

Ushqimet janë grupi që kanë ndikimin më të lartë në rritjen e çmimeve.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,52 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,15 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,06 pikë përqindje secili.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor, leku “fundos” euron, me sa këmbehen monedhat e tjera

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,4% pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5%, “Veshje dhe këpucë” me 3,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Shëndeti” me 1,7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5% dhe “Transporti” me 1,0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 5,4%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 5,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,1%, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 3,6%, “mish” me 2,4%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2024, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 0,7%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 1,1%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,5%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2% secili, “Veshje dhe këpucë”, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili./Monitor/    S.M

Të fundit

“Motiv” nga Alban Skënderaj/ Ledion Liço dy fjalë për këngëtarin

Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme, të mbajë një titull shkëputur...

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër të vdekur dhe 23 të...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Lajme të tjera

Web TV