Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Adriana Matoshi ka reaguar pasi një lajm i rremë që pretendonte se ajo kishte vdekur qarkulloi në TikTok.
Me një postim në InstaStory, Matoshi shprehu pakënaqësinë e saj ndaj këtij dezinformimi.
“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm?”, shkroi ajo, duke shprehur jo vetëm gjendjen e saj shpirtërore ndaj këtij incidenti, por edhe besimin që ka në jetën dhe forcat më të larta.
“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu?”, shtoi ajo duke ironizuar, referuar mënyrës se si ishte shkruar gabim emri i saj në postim, i shkruar “Ardiana”./E.Ç