“Më vjen keq për të”/ Basha ‘mëshiron’ Berishën: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të PD-së, Sali Berisha, për të cilin thotë se sot gjendet “në një nga pikat më të ulëta të tij”.

Në një “podcast” në internet, Basha tha se Berisha duhet të kishte dëgjuar këshillat e tij, për të mos e bërë problemin e tij personal pjesë të partisë.

“E kanë këshilluar gabim. Po të kishte dëgjuar këshillat që i dhashë unë do ishte më mirë, për të, për familjen e tij, dhe për Shqipërinë. Këshilla që çështjen e tij të mos e bënte të partisë”, tha Basha.

Ai la të kuptohet se Berisha e ka mbyllur ciklin në politikë, dhe sipas tij tashmë Shqipëria duhet të ecë përpara.

“Ai ka patur një jetë të gjatë, ka patur pikat e tij të larta, ka tashmë nga më të ulëtat. Më vjen shumë keq siç e thashë, por vendi duhet të ecë përpara. Nuk është ai problemi i këtij vendi, problemi është ai që përmende më herët”, tha Basha./    S.M

Të fundit

“Motiv” nga Alban Skënderaj/ Ledion Liço dy fjalë për këngëtarin

Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme, të mbajë një titull shkëputur...

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër të vdekur dhe 23 të...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Lajme të tjera

Web TV